Bota

"Tregoi mbështetje të madhe nga bota", NATO “feston” fitoren e Ukrainës në Eurovizion

Në një postim në rrjetet sociale Geoana tha se kënga në vetvete ishte e mrekullueshme por fitorja e Ukrainës tregoi dhe njëherë mbështetjen e botës.

15 Maj 2022, 11:02 Nga DOSJA
"Tregoi mbështetje të madhe nga bota", NATO
Grupi Kalush

ITALI- Fitorja e Ukrainës në Eurovision Song Contest mori mbështetje të madhe nga e gjithë bota për vendin e sulmuar nga Rusia, tha sot zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoana.

Në një postim në rrjetet sociale Geoana tha se kënga në vetvete ishte e mrekullueshme por fitorja e Ukrainës tregoi dhe njëherë mbështetjen e botës.

"Dje pamë mbështetjen e madhe nga e gjithë bota. Sigurisht, kënga ishte e mrekullueshme, është e mrekullueshme," tha Joanna përpara ditës së dytë të samitit të ministrave të jashtëm të NATO-s sot në Berlin.

Ai tha se rusët shpallën luftën më brutale dhe cinike që nga Lufta e Dytë Botërore

Grupi folk-rap me emrin Kalush e përfaqësoi vendin në këtë vit mjaft të vështirë me këngën 'Stefania'.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll