Bota

"Do të ketë energji por jo ushqim", Vuçiç: Po vuajmë tmerrësisht mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Në një konferencë për shtyp Vuçiç tha se dimri që vjen do të jetë më i vështiri në 70 vitet e fundit, kjo pasi do të ketë energji të mjaftueshme, por jo mjaftueshëm ushqim.

15 Maj 2022, 10:44 Nga DOSJA
"Do të ketë energji por jo ushqim", Vuçiç: Po
Alkesander Vuçiç

SERBI - Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë se një e katërta e botës do të jetë e uritur pasi do të ketë mungesë të bukës për shkak të luftës në Ukrainë.

Në një konferencë për shtyp Vuçiç tha se dimri që vjen do të jetë më i vështiri në 70 vitet e fundit, kjo pasi do të ketë energji të mjaftueshme, por jo mjaftueshëm ushqim.

"Energji do të ketë, por do të jetë e shtrenjtë, 25 për qind e tregut botëror nuk do të ketë bukë. Është e rëndësishme të thuhet se të gjitha këto ngjarje duhen parë në një këndvështrim tjetër dhe jo të izoluar. Shikoni çmimet e bursës që kur India ndaloi eksportet e drithërave"-tha Vuçiç.

Ne do të jetonim 10 herë më mirë nëse vendosim sanksione ndaj Rusisë, por nuk do t'i vendosim ato

Vuçiq deklaroi se Serbia vuan shumë për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe se jeta do të ishte dhjetë herë më e mirë nëse do ta bënte, por ai nuk do ta bëjë një gjë të tillë pasi thotë se Serbia ndjek një politikë të pavarur. Ai tha se ishte e lehtë për shumë politikanë të thoshin se ishin kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

"Tezja ime është gjithashtu kundër dhe babai im është kundër, kështu që çfarë lidhje ka kjo me drejtimin e vendit”, tha Vuçiç.

Ai përsëriti se Serbia e di se sa të padrejta janë sanksionet dhe se të gjitha këto Serbia po e bën për respekt të të drejtave, por gjithashtu tha se populli duhet ta dijë se shteti po humb shumë për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll