Bota

Zëvendës Ministri rus: Moska do të përgjigjet nëse NATO i afron forcat bërthamore më afër kufirit të Rusisë

Përgjigja e Moskës ndaj zgjerimit të mundshëm të NATO-s do të varet nga sa afër aleanca i lëviz asetet ushtarake drejt Rusisë dhe çfarë infrastrukture vendos ajo.

15 Maj 2022, 08:28 Nga DOSJA

Zëvendës Ministri rus: Moska do të përgjigjet nëse NATO

RUSI- Zëvendës Ministri i Jashtrëm i Rusisë Alexander Grushko, deklaroi dje se Moska do të marrë masat e duhura paraprake nëse NATO vendos forcat bërthamore dhe infrastrukturën më afër kufirit të Rusisë.

"Do të jetë e nevojshme të përgjigjemi ... duke marrë masat e duhura paraprake që do të siguronin qëndrueshmërinë e parandalimit. Moska nuk ka synime armiqësore ndaj Finlandës dhe Suedisë dhe nuk sheh arsye "reale" që këto dy vende t'i bashkohen aleancës së NATO-s” tha Grushko.

Sipas mediave të huaja, ai përsëriti gjithashtu deklaratën e mëparshme të Kremlinit se përgjigja e Moskës ndaj zgjerimit të mundshëm të NATO-s do të varet nga sa afër aleanca i lëviz asetet ushtarake drejt Rusisë dhe çfarë infrastrukture vendos ajo.

Plani i Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO, është shpallur të enjten, dhe pritshmëria që Suedia do të ndjekë, do të sillte zgjerimin e aleancës ushtarake perëndimore që presidenti rus Vladimir Putin synoi ta parandalonte.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll