Politike

Rrëzimi i rezolutës së Srebenicës, Berisha-Ramës: Ndaje mendjen, do shkosh drejt Beogradit apo Stambollit

Berisha tha se ylli polar i Shqipërisë është Bashkimi Evropian e se ai nuk k apse të shohë asnjë orientim.

14 Maj 2022, 18:55 Nga DOSJA
Rrëzimi i rezolutës së Srebenicës, Berisha-Ramës: Ndaje
Sali Berisha në Fier

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se do ta shohë orientimin e Shqipërisë nëse nuk merr një ‘po’ për negociatat në qershor. Në një takim me demokratët në Fier, Berisha tha se ylli polar i Shqipërisë është Bashkimi Evropian e se ai nuk k apse të shohë asnjë orientim. Lideri historik i PD-së pyeti Ramën nëse donte të shkonte drejt Beogradit apo Stambollit, referuar bashkëpunimeve që ka me Aleksandër Vuçiç e Recep Tayip Erdogan.

“Ku do shkosh mor zotëri që paskësh nevojë të rishohësh orientimin tonë, drejt Beogradit apo drejt Stambollit. Jo mor zotëri e yll polar do të kemi Bashkimin Evropian. Shikoni në ç’kërcënim është interesi ynë kombëtar. Po ndalem te shembulli tjetër, në mënyrë të paimagjinueshme deputetët e PS-së votojnë kundër dënimit të gjenocidit në Bosnje. Ai turp na ka ranë dhe ne të gjithëve, nga unë te ju e të gjithë ne. Ata e votuan por turpi u mbetet të gjithë shqiptarëve. Me këtë vendim ti shkelmon mbi kombin tënd. Shkelmon dhe mbi ato viktima të Bosnjës dhe që janë më shumë në Kosovë shqiptarë. Po si mundet? Pse po ndalem këtu. Unë e kuptoj që njerëzit kanë 1000 halle të tjera, por problemi është që nëse nuk mund të zgjidhet kjo, nuk mund të zgjidhet asgjë. Duhet të mbrojmë interesin kombëtar, nëse duam të ndërpresim këtë rrokullisje të madhe,”- tha Berisha ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll