Politike

Rrëzimi i rezolutës, Shehu: Ishte urdhër nga Vuçiç, i tha Ramës ta bllokonte nismën

Ai tha se vota ka qnë e tillë pasi është Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçi ai që ka urdhëruar kryeministrin Edi Rama që të bllokojë këtë nismë.

14 Maj 2022, 17:22 Nga DOSJA
Rrëzimi i rezolutës, Shehu: Ishte urdhër nga Vuçiç,
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike dhe nismëtari i rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, Tritan Shehu ka folur për votën kundër të mazhorancës socialiste në parlamentin e Shqipërisë. I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, Shehu e quajti infantile justifikimin e Partisë Socialiste për votën kundër kësaj rezolute që dënonte gjenocidin serb në Srebrenicë. Ai tha se vota ka qnë e tillë pasi është Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçi ai që ka urdhëruar kryeministrin Edi Rama që të bllokojë këtë nismë.

“Kur këta nuk njohin gjenocidin e Srebrenicës, si do të njohin gjenocidin serb në Kososvë. Unë dua të konfirmojë që ne jemi duke punuar për të sjellë një material të plotë për ta sjellë në Parlamentin e Shqipërisë siç kaloi edhe në parlamentin kosovar. Serbia nuk ka kërkuar falje as për gjenocidin në Srebrenicë as atë në Kosovë, biles as nuk e njeh fare si term gjenocid. Kur Srebrenica është pranuar nga i gjithë faktori ndërkombëtar për ta quajtur një gjenocid si dhe rezolutën në Parlamentin Europian. Unë nuk e di qëndrimin që do mbajë mazhoranca në raport me gjenocidin serb në Kosovë. PS, mazhoranca ka përdorur disa sofizma për të justifikuar votën kundër rezolutës që dënonte gjenocidin serb të Srebrenicës, por janë të padenja dhe infantile për deputetë të një parlamenti dhe jo më për një forcë që qeverisë vendin. Tendenca për ti dhënë Serbisë rolin e hegjemonisë në rajon qoftë me Ballkanin e Hapur por edhe për ta vendosur Vuçiçin në krye të tavolinës dhe shumë elementë të tjerë është e qartë se kjo rezolutë nuk kaloi pasi nuk është e Vuçiçit, Vuçiçi kërkoi që të mos kalonte, marrëdhënia e Ramës dhe Vuçiçit bëri që kjo rezolutë të bllokohej,”- tha Shehu.

Nisma u rrëzua nga PS të enjten në Kuvend. Seanca u zhvilluar mes debateve të forta kryeministrish mes ish-kryeministri Sali Berisha e kreut të Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Balla akuzoi Berishën se ka furnizuar serbët me naftë gjatë luftës e se po i përdor viktimat për politikë. Ndërsa Berisha e konsideroi një skandal rrëzimin e rezolutës.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll