Politike

Berisha: I bëra thirrje Biden, të kontrollojë të dërguarit. Bardhi: Me fax apo e-mail?

Përplasje në distancë mes Berishës e Bardhit.

14 Maj 2022, 20:35 Nga DOSJA
Berisha: I bëra thirrje Biden, të kontrollojë të
Gazment Bardhi dhe Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot nga Fieri se i ka bërë një thirrje Presidentin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden që të marrë masa qëp ërfaqësuesit e tij të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Gjatë takimit me demokratët, Berisha tha se i ka kërkuar qeverisë së SHBA-së dhe Presidentit Biden që të mos lejojë përfaqësuesve të saj të ndërhyjë në procese gjyqësore, referuar ambasadores Yuri Kim. Sipas Berishës Reforma në drejtësi nuk mund të ketë qëllime të tilla.

“Kjo lëvizje ndau disa gjëra. Ndau opozitën e vërtetë nga pseudoopozita. Ai që këtu mban çelësat, është një biznesmen. Por kur është biznesmen me qeverinë, përbën një problem, sepse i diktoi të tjerët tenderin, pallatin e shumë gjëra. Edi Rama pasi u faktua se ku është shumica e pluralizmit, bën gjithçka në një vendim antligjor të mbajë pezull çështjen. Këtu ndërhyri dhe unë publikisht e njoftova dhe guvernatoren e ambasadores së SHBA-së. Shkeli Kushtetutën e SHBA-së dhe Vjenës. Nuk mund të ndërhysh kurrë në proces gjyqësor. Është vend i lirë, anëtar i NATO-s, vend që po shkon 110 vjet i pavarur. Kjo është gjëja më e rëndë që mund të bësh. I kam kërkuar qeverisë së SHBA-së dhe Presidentit Biden që të mos lejojë përfaqësuesve të saj të ndërhyjë në procese gjyqësore. Reforma në drejtësi nuk mund të ketë qëllime të tilla. Këta përfitojnë nga kjo situatë. Tregojnë veten si kolaboracionist. Edi Rama këtë fakton. Edi Rama sghfrytëzoi elementë si Lulzim Basha, Enkelejdi dhe ky Kapllani këtu. Asgjë nuk mund të na ndalë këtu. një gjë është faktuar, që kjo lëvizje është e pandalshme. Ata që u përpoqën ta ndalojnë dështuan. Nga ky stacion do bëhet një uragan i vërtetë. Ka mision shpëtimin e Shqipërisë,”- tha Berisha.

Pas kësaj thirrjeje, ka ardhur një reagim nga deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi kërkon të dijë se me cilën mënyrë ia ka bërë thirrje biden Berisha.

“Më shumë për kuriozitet: Kërkesë-ankesën Presidentit Biden ia ka dërguar me korrier diplomatik, me fax apo me e-mail?!”- shkruan Bardhi.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll