Politike

Zgjedhjet/ AXHENDA për fushatën e Berishës dhe Elezit, nesër 'kokë më kokë' në Lezhë

Në Lezhë, Berisha do të jetë në orën 17:00, ndërsa Elezi në orën 18:30.

14 Maj 2022, 14:10 Nga DOSJA

Zgjedhjet/ AXHENDA për fushatën e Berishës dhe Elezit, nesër

TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka bërë publike axhendat e dy kandidatëve për kryetar të Partisë Demokratike. Sali Berisha do të takohet ditën e nesërme me demokratët e Shkodrës dhe Lezhës ndërsa Ibsen Elezi me ato të Kurbinit dhe Mirditës. Në Lezhë, Berisha do të jetë në orën 17:00, ndërsa Elezi në orën 18:30.

AXHENDA:

Ora 10.00 - Z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kurbin

Ora 12.00 - z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Mirditë

Ora 18.30 - z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Lezhë

Ora 17.00 - z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Lezhë

Ora 18.30 - z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Shkodër

Elezi dhe Berisha janë të vetmit kundërshtarë që garojnë për marrjen e drejtimit të Partisë Demokratike. Zgjedhjet do të zhvillohen më 22 maj, ndërkohë që selia e PD ka që prej 21 marsit që nuk ka drejtues që pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll