Politike

Tabaku nxjerr dokumentet: E vërteta e aferës së  shkollës ‘Sami Frashëri’, e denoncova para dy vitesh

Tabaku thotë se në shkresë thuhet se Bashkia e Tiranës dhe Veliaj kanë ndërtuar pa një leje ndërtimi

14 Maj 2022, 15:50 Nga DOSJA
Tabaku nxjerr dokumentet: E vërteta e aferës së 
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar dokumente që sipas saj vërtetojnë akuzat e ngritura që në vjeshtën e vitit 2020 në lidhje me shembjen dhe rindërtimin në vendin ku ndodhej shkolla “Sami Frashëri”. Tabaku thotë se vetë institucionet tregojnë se Bashkia e Tiranës dhe Veliaj kanë ndërtuar pa një leje ndërtimi, duke vërtetuar gjithçka që ajo ka thënë para dy vitesh.

REAGIMI I TABAKUT:

E kam denoncuar aferën e shkollës Sami Frashëri, të shembur pa plan dhe pa leje ndërtimi që në vjeshtën e vitit 2020. Manipulatorët publikë e kanë mohuar këtë fakt duke akzuaur me shpifje, por e vërteta zuri vend. Po cilat ishin faktet që manipulimi publik i kryebashkiakut nuk mundi dot t’i rrëzojë?E para, shkolla Sami Frashëri u shemb pa një plan ndërtimi të miratuar nga institucionet përkatëse. Së dyti, shkolla u shemb dhe nuk u morr një leje ndërtimi për ta ndërtuar atë, pra punimet u kryen në shkelje të plotë të ligjit. Nëse një qytetar arrestohet përse nuk ka marrë leje për të rregulluar avllinë apo çatinë, kryebashkiaku Veliaj bën qejf duke shkelur ligjin. Së treti, u gënjeye kur u fol se shkolla do të rindërtohet me fondet e Bashkimit Europian kur ndërkohë u ndërtua me paratë e taksapaguesve të Tiranës që përpos inceneratorit që e paguajnë 90 mijë euro në ditë, kanë paguar 3 herë më shtrenjtë këtë shkollë. Të tre këto fakte i vërteton as më shumë e as më pak se sa institucionet shtetërore.Një shkresë e institucioneve shtetërore tregon se si Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj kanë ndërtuar pa një leje ndërtimi. Një shtet ku sundon ligji lips që gjithsekush të ndëshkohet për shkeljen e tij, ndërsa një qeveri ku sundon oligarkia dhe korrupsioni kanë vetëm nëj qëllim; shkeljen e ligjit për përfitimet personale.
E kam të qartë që ai nuk do të skuqet, nuk do të turpërohet por do të sulmojë sepse hipokrizia e ka zët sinqeritetin dhe mashtrimi e ka siklet të vërtetën. Por qytetaët nuk do ta harrojnë as këtë krim të kryer nga një nejri që ka betonizuar Tiranën!

Përplasja me Tabakut e Veliaj ka nisur që para dy viteve kur nisi puna për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri”. Replikat kanë përfunduar para gjykatës pasi kryebashkiaku e ka paditur deputeten e opozitës për shpifje. Tabaku denonconte gjithë kohës së ndërtesa e vjetër ishte shembur pa asnjë plan pasi nuk kishte pësuar dëme nga tërmeti e se gjithçka po bëhej për të favorizuar kompninë që do ndërtonte projektin. Ndërsa Veliaj pretendonte se shkolla nuk ishte e përshtatshme për të zhvilluar më mësim pasi rrezikonte jetën e nxënësve për shkak të dëmeve që sipas tij kishte marrë nga tërmetet që tronditën Shqipërinë.

(a.b;F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll