Politike

Kryemadhi: Krifca u shtron tapetin e kuq klientëve të inceneratorëve

Sipas Kryemadhit, ky investim është bërë gjatë kohës kur digasterin e drejton ministrja Frida Krifca, por që  nuk është promovuar.

14 Maj 2022, 18:34 Nga DOSJA
Kryemadhi: Krifca u shtron tapetin e kuq klientëve të

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shpërdoruar edhe fondet e BE duke miratuar projekte klienteliste përmes AZHBR. Në një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se i tillë është sera pranë inceneratorit të Tiranës. Sipas Kryemadhit, ky investim është bërë gjatë kohës kur digasterin e drejton ministrja Frida Krifca, por që  nuk është promovuar.

“Krahas buxhetit të shqiptarëve, qeveria e Edi Ramës ka shpërdoruar edhe fondet e BE duke miratuar projekte klienteliste përmes AZHBR.  I tillë është edhe kjo serë pranë inceneratorit të Tiranës. Investim ky, që i takon kohës së drejtimit nga ministrja Krifca, por i pa promovuar nga ana e saj. Shqiptarëve u jepet luga bosh, klientëve të inceneratorëve u shtrohet tapeti i kuq për të fituar çdo gjë.  Goditja pa kompromis e abuzimit të detyrës dhe korrupsionit në nivelet e larta, është kyç për të dekriminalizuar politikën dhe realizuar një shtet të së drejtës me standarde evropiane,”- shkruan Kryemadhi.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll