Politike

SHËNIM: Sulmet ndaj Ilir Metës, a është konfirmuar Veliaj për Tiranën?

Konfirmimi i Veliajt si kandidat për herë të tretë në Tiranë, nuk do të kalonte kaq pa bujë. Edi Rama nuk ka qenë asnjëherë bujar dhe aq më pak i pakujdesshëm, që ta konfirmonte kandidimin pa tërhequr vëmendjen e mediave.

14 Maj 2022, 12:58 Nga DOSJA
SHËNIM: Sulmet ndaj Ilir Metës, a është konfirmuar Veliaj
Ilir Meta, Erion Veliaj

TIRANË- Me një pyetje të porositur dhe përgjigje të menduar, Erjon Veliaj konfirmoi se sulmet e tij ndaj Ilir Metës, kanë një arsye të fortë. Ndodhi në 11 maj, kur një gazetar e pyeti Veliajn, me kërkesën e këtij të fundit, nëse do të përballej me Presidentin në detyrë, nëse ai kandidon për Bashkinë e Tiranës. “Nuk besoj se ia mban, por nëse ia mban, do të ishte një betejë shumë e mirëpritur. E mirëpres”, ishte përgjigja e kryetarit të Bashksië.

Një pyetje-përgjigje e dalë nga hici, që tregon shumë.

E para tregon se sulmet e Veliajt ndaj Metës, kanë një hall personal. Këtë herë nuk e ka bërë si zakonisht, për llogari të shefit. Ka dëgjuar që Meta mund të kandidojë në Tiranë dhe po e sulmon ende pa u shpallur kandidatura që të mos paragjykohet më pas nga konflikti i interesit.

Më shumë se për kampin kundërshtar, intervista e Veliajt vlen për të kuptuar raportet e brendshme, marrëdhënien e tij të vështirë me Kryetarine Partisë dhe Kryeministrin, që është duke u menduar nëse do ta kandidojë. Kjo pyetje që për Veliajn është munduese, pavarësisht sa lehtësuese është për banorët e Kryeqytetit, duket sikur ka marrë përgjigje. Veliaj flet si kandidat i konfirmuar, i shpall luftë cdo sfidanti.

Konfirmimi i Veliajt si kandidat për herë të tretë në Tiranë, nuk do të kalonte kaq pa bujë. Edi Rama nuk ka qenë asnjëherë bujar dhe aq më pak i pakujdesshëm, që ta konfirmonte kandidimin pa tërhequr vëmendjen e mediave. Fotoja e paqes me Belinda Ballukun, kandidaten e preferuar të Ramës për Tiranën, që vetë Veliaj e hodhi në rrjetet sociale, mund të jetë një shenjë se, ose ai e ka marrë konfirmimin, ose Balluku është tërhequr nga kandidimi, por nuk mund të shpjegojë mungesën e protagonizmit personal të Edi Ramës. E bëri të vështirë në 2015 kur të gjithë ishin të sigurtë se ai do të ishte kandidati dhe jo Blendi Klosi, e bëri të vështirë edhe në 2019, kur nuk kishte asnjë kandidat nga opozita dhe asnjë për kandidat dhe as kandidat nga maxhoranca. Fakti që Veliaj vetëquhet i konfirmuar pa bujë, lë shumë dyshime.

Një version është që kryetari i Bashkisë po luan bllofin. Edhe nëse nuk kandidon, po përfshieht në vijën e parë të betejës për Tiranën që të tregojë devotshmërinë e zakonshme ngaj shefit, më shpresën se do të kapë ndonjë vend në qeveri.

Një version tjetër është se në vend të pritjes së përulur, këtë herë Veliaj ka zgjedhur të imponohet. Të vetëshpallet kandidat, të veprojë si i tillë. Ka filluar fushatën në Tiranë ende pa përfunduar faza e parë e procesit të përzgjedhjes së kandidaturave, me qëllimin që Rama të mos ketë më shumë se një mundësi kur të vijë momenti i përzgjedhjes.

Një tjetër version është se Rama dhe Veliaj, po e përdorin mitin e ftohjes edhe një herë për të corientuar kundërshtarët dhe për të tërhequr vëmendjen mediatike. Që në fund, kur Veliaj të shpallet, të ketë gjithë prozhektorët mbi vete.

Versioni i dytë, mbetet më i besueshëm, pasi lidhet edhe me udhëtimin e para disa ditëve në SHBA, nga ku Veliaj vazhdimisht i bën karshillëk Edi Ramës, duke siguruar takime të nivelit të lartë dhe duke siguruar mbështetje të lobuar. Ftohja e tyre është një lajm i njohur tashmë, ashtu si beteja që po zhvillojnë jashtë vendit, për mbështetje ndërkombëtare. Veçanërisht Veliaj, që me lobimin në SHBA tenton të kompensojë mungesën e mbështetjes brenda PS.

Dosja.al

Sondazh

Poll