Politike

Vdekja e sundimtarit arab/ Rama: Jam i pikëlluar, urime presidentit të ri të Emirateve

Rama shkruan se Nahyan ishte burim frymëzimi për paqen dhe humanizmin

14 Maj 2022, 12:34 Nga DOSJA

Vdekja e sundimtarit arab/ Rama: Jam i pikëlluar, urime presidentit të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Me anë të një postimi në Twitter, Rama shkruan se Nahyan ishte burim frymëzimi për paqen dhe humanizmin. Po ashtu, kreu i qeverisë ka uruar presidentin e ri që mori postin. 

Edi Rama

'I pikëlluar thellë për vdekjen e Lartësisë së Tij Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Lartësia e tij ishte burim frymëzimi për paqen dhe humanizmin. Shpirti i tij pushoftë në paqe. Urime Sheikh Mohammed bin Zayed si President i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Jam i privilegjuar që e njoh Lartësinë e Tij prej disa vitesh dhe e vlerësoj thellësisht vizionin e tij, udhëheqjen e tij dhe mirësinë e tij unike. Zoti qoftë me të dhe me vendin e tij gjatë gjithë rrugës.'- tha Rama.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa Bin Zayed Al Nahyan, ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 73-vjeçare.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll