Politike

Fushata për kreun e PD/ Elezi: Pse Berisha i shmanget debateve? Ai ka rrugë qorre

Elezi tha para demokratëve se nuk do të ketë kurrë një bashkëpunim me Ilir Metën

14 Maj 2022, 11:48 Nga DOSJA
Fushata për kreun e PD/ Elezi: Pse Berisha i shmanget debateve? Ai ka
Ibsen Elezi

KUKËS- Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ishte i pranishëm ditën e sotme në Kukës, prej nga zhvilloi një takim me demokratët. Ai u shpreh se duhet të marrë fund miti se në pushtet mund të vijë vetëm Sali Berisha. Elezi tha para demokratëve se nuk do të ketë kurrë një bashkëpunim me Ilir Metën pasi nuk do të bëjë biznes por politikë. Për Berishën, kandidatin e vetëm që ka në garën për kreun e PD, Elezi u shpreh se ai është në rrugë qorre që nuk çon asgjëkundi. 

'Pse Berisha i shmanget debateve, që i kam kërkuar të kemi përballë. Rruga e tij është një rrugë qorre, nuk na çon askund, duhet të bëjmë gjithçka për të shtrirë numrin e anëtarësisë sonë. Na duhet një mekanizëm që të përballemi me këtë sistem që kemi përballë. Kemi të bëjmë me një kundërshtar që është i organizuar, në të gjitha nivelet. Nuk mund të kemi kurrsesi bashkëpunim me Ilir Metën, sepse është një parti që i përket boshtit të majtë, ne po luajmë në politikë këtu, nuk po bëjmë biznes, nuk duhet të jetë qëllim primar qenia në pushtet. Edi Rama nuk e ka krijuar vetëm hegjemoninë e tij në Shqipërim, e ka krijuar së bashku me këta të tjerët. Partia është e hapur, por në momentin që ti do kthehesh duhet të nis karrierën nga e para”, tha Elezi.

Elezi dhe Berisha garojnë për postin e kreut të PD-së. Tashmë të dy kanë nisur fushatat në qytete të ndryshme të vendit ndërsa zgjedhjet për kryetarin do të zhvillohen me 22 Maj. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll