Politike

Zgjedhjet për kreun e PD, Berisha nis fushatën sot në Elbasan, Elezi nesër. Zbulohet AXHENDA

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, ka bërë me dije axhendën e dy kandidatëve në garë, ku bie në sy se Berisha nis fushatën në Elbasan.

13 Maj 2022, 15:01 Nga DOSJA
Zgjedhjet për kreun e PD, Berisha nis fushatën sot në Elbasan,
Sali Berisha dhe Ibsen Elezi

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha do ta nisë sot nga Elbasani, fushatën e tij për rimarrjen e drejtimit të Partisë Demokratike pas 9 vitesh. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, ka bërë me dije axhendën e dy kandidatëve në garë, ku bie në sy se Berisha nis fushatën në Elbasan, ndërsa Ibsen Elezi nga Kukësi, degë që e ka drejtuar më parë. Më pas, në të njëjtën ditë, më 14 maj, Berisha do të shkojë në Fier, ndërsa Elezi do takojë demokratët e Hasit. 

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e tij dt. 13 maj 2022, në prani të përfaqësuesve të dy kandidatëve, u diskutua si pikë e parë e rendit të ditës kalendari i takimeve të kandidatëve.

Bëjmë me dije se turi i takimeve fillon sot:

E premte, dt 13 maj 2022
Ora 17.00 - Z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Elbasan.

E shtunë, dt 14 maj 2022
Ora 10.00 - Z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kukës

Ora 11.30 - z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Has.

Ora 18.00 - z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Fier

Komisioni ka njoftuar menjëherë degët përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do të vijojë punën e tij me përkushtim për të garantuar për secilin kandidat konkurim të lirë, garë të hapur e shance të barabarta. Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin e datës 22 maj 2022.

Elezi dhe Berisha janë të vetmit kundërshtarë që garojnë për marrjen e drejtimit të Partisë Demokratike. Zgjedhjet do të zhvillohen më 22 maj, ndërkohë që selia e PD ka që prej 21 marsit që nuk ka drejtues që pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll