Bota

OBSH: Më shumë se dy milionë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Europë

Ndërkohë në dy javët e para të marsit, numri i infeksioneve po bie në Europë.

13 Maj 2022, 14:19 Nga DOSJA

OBSH: Më shumë se dy milionë njerëz kanë vdekur nga

EUROPË- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se numri i njerëzve që kanë vdekur nga COVID-19 në Europë ka kaluar dy milionë.

"Një moment historik shkatërrues ka kaluar pasi vdekjet e konfirmuara të COVID-19 të raportuara nga vendet në Rajonin Evropian të OBSH-së kanë tejkaluar më shumë se 2 milion njerëz,"-tha agjencia shëndetësore e OKB-së në një deklaratë.

Rajoni evropian i OBSH-së përfshin 53 vende dhe rajone. Sipas OBSH-s, 2 milion njerëz kanë vdekur nga COVID-19 nga 218,225,294 raste të regjistruara në rajon.
Shtetet e Bashkuara, vendi më i prekur në botë, ka humbur më shumë se një milion njerëz .

Ndërkohë në dy javët e para të marsit, numri i infeksioneve po bie në Europë. Numri i rasteve të reja dhe vdekjeve ka rënë me 26 për qind dhe 24 për qind në shtatë ditët e fundit.

OBSH ka thënë se së bashku ne mund të dalim nga faza akute e kësaj pandemie nëse marrim hapa e duhura.

"Duhet të ndërmarrim masat përfundimtare në fronte të shumta, si tani ashtu edhe në planin afatgjatë. Këto përfshijnë mbrojtjen e më të cenuarve, vazhdimin e monitorimit të virusit dhe përhapjes së tij, mbajtjen e sistemeve shëndetësore të gatshme për çdo zhvillim të pandemisë dhe trajtimin e ndikimeve të saj afatgjata,”-thuhet në njoftim.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll