Politike

Berisha thirrje anëtarëve të braktisin Bordet: Merrni zarfe e turpëroni veten!

Lideri historik i Partisë Demokratike tha ndër të tjera se ata marrin zarfe me para për tu caktuar çmimet qytetarëve. 

13 Maj 2022, 13:03 Nga DOSJA
Berisha thirrje anëtarëve të braktisin Bordet: Merrni zarfe e
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje anëtarëve të bordeve që të braktisin çdo tavolinë ku janë pjesë. Në një konferencë me gazetarët nga selia blu, Berisha tha se është turp për ta që të qëndrojnë në bordet e një qeveria që vjedh qytetarët. Lideri historik i Partisë Demokratike tha ndër të tjera se ata marrin zarfe me para për tu caktuar çmimet qytetarëve. 

"I bëj thirrje anëtarëve të braktisin bordet së një qeverie që vetëm vjedh. Qëndrimi në këto borde do ju skalisë me të zeza në memorien e këtij vendi dhe kombi. Çfarë biznesmenësh jeni ju që pranoni në interes të një qeverie dhe njeriu që vjedh nga mëngjesi në darkë t'i caktoni njerëzve çmimet. Në praninë në borde mund të fitoni lehtësira e të merrni zarfe, por turpëroni veten tuaj,"- tha Berisha ndër të tjera. 

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll