Bota

Trupat ruse qëllojnë me raketa rafinerinë e naftës në Kremenchuk

Ky sulm ka shkatëruar kapacitetin e saj të prodhimit dhe depozitat e karburantit.

13 Maj 2022, 12:13 Nga DOSJA

Trupat ruse qëllojnë me raketa rafinerinë e naftës në

UKRAINË- Ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar se forcat ruse kanë qëlluar me raketa një rafineri nafte në qytetin industrial Kremenchuk në Ukrainën qendrore. Sipas BBC, ky sulm ka shkatëruar kapacitetin e saj të prodhimit dhe depozitat e karburantit.

Ajo tha gjithashtu se forcat e saj rrëzuan një avion ukrainas Su-27 në rajonin e Kharkiv. Kjo vjen pasi Ukraina tha se forcat e saj kanë rimarrë kontrollin e fshatrave në veri dhe veri-lindje të Kharkiv.

Ushtria ruse sulmoi gjithashtu një seli humanitare në qytetin Dergachiv, ku dy persona humbën jetën dhe 4 mbetën të plagosur.

(d.d)/dosja.al

 

Sondazh

Poll