Bota

Akuzohet për krime lufte në Ukrainë, del sot para gjykatës ushtari rus

Rreshteri Vadim Shyshimarin akuzohet se ka qëlluar në kokë një 62-vjeçar nga një dritare e hapur e makinës në fshatin verilindor Chupakhivka.

13 Maj 2022, 11:52 Nga DOSJA
Akuzohet për krime lufte në Ukrainë, del sot para gjykatës

RUSI- Një ushtar rus do të dalë sot në gjyq për vrasjen e dyshuar të një civili ukrainas të paarmatosur. Ky është rasti i parë i krimit të luftës që shkon në gjykatë që nga fillimi i pushtimit rus.

Sipas Sky News, rreshteri Vadim Shyshimarin akuzohet se ka qëlluar në kokë një 62-vjeçar nga një dritare e hapur e makinës në fshatin verilindor Chupakhivka.

Ai përballet me burgim të përjetshëm sipas dënimeve të përcaktuara në seksionin e kodit penal të Ukrainës që trajton ligjet dhe zakonet e luftës. Avokati i tij, Victor Ovsyanikov, tha se çështja kundër tij është e fortë, por vendimi përfundimtar mbi atë se çfarë provash do të lejojë do të merret nga gjykata në Kiev.

Avokati tha se ai dhe klienti i tij ende nuk kishin vendosur se si do të deklarohej. Zyra e Prokurores së Përgjithshme të Ukrainës Iryna Venediktova ka thënë se po shqyrton më shumë se 10,700 krime të mundshme lufte që përfshijnë më shumë se 600 të dyshuar , duke përfshirë ushtarë rusë dhe zyrtarë qeveritarë.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll