Bota

Kompania inxhinierike Siemens AG largohet nga operimi i saj në Rusi

Siemens, e cila prodhon trena dhe pajisje industriale, është një një nga kompanitë e para që pezulloi të gjitha bizneset e reja në Rusi.

13 Maj 2022, 10:00 Nga DOSJA

Kompania  inxhinierike Siemens AG largohet nga operimi i saj në Rusi

RUSI-Kompania inxhinierike Siemens AG, ka njoftuar se do të largohet nga operimi i saj në Rusi, pas pothuajse 170 vitesh. Kompania tha se "dënoi" luftën në Ukrainë dhe si rezultat, kishte vendosur të mbyllej në Rusi. 

Sipas Sky News, Siemens, e cila prodhon trena dhe pajisje industriale, është një një nga kompanitë e para që pezulloi të gjitha bizneset e reja në Rusi, së bashku me dërgesat ndërkombëtare në vend, pas pushtimit në shkurt. 

Sanksionet që synonin presidentin Vladimir Putin, kishin hequr rreth 623,000 dollarë nga rezultatet e tremujorit të dytë.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll