Bota

Konfirmohet nga analizat, e mitura është përdhunuar nga babai i saj në Greqi

12 Maj 2022, 17:41 Nga DOSJA
Konfirmohet nga analizat, e mitura është përdhunuar nga babai i

GREQI- Ndryshimi i sjelljes, i cili u vu re nga mësuesit e shkollës në Amynteo të Follorinës, u bë shkak për zbardhjen e një rasti të abuzimit seksual të një të miture nga babai i saj. Ertnews shkruan se ekspertiza mjeko-ligjore e zhvilluar në Kozan, konfirmoi abuzimin seksual nga vetë babai i saj, në rastin e një nxënëseje 12-vjeçare nga zona e Amyntaio-s.

Sipas shërbimeve kompetente, babai ndodhet nën roje në spitalin e Follorinës dhe priten ekzaminimet e ADN-së të nxënëses 12-vjeçare për të verifikuar nëse i përket babait 35-vjeçar për të ndjekur procedurat ligjore.

12-vjeçarja, e cila po monitorohet nga psikologu i fëmijëve, është hequr nga ambienti familjar dhe ndodhet në një strukturë sociale.

(I.A/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

rajoni rajoni greqi perdhunim ne greqi greqi perdhunim ne greqi

Sondazh

Poll