Aktualitet

KUVENDI/ Rrëzohet Srebenica, demokratët sherr për vilën, Berisha përplaset me Ballën

12 Maj 2022, 06:05 Nga DOSJA
KUVENDI/ Rrëzohet Srebenica, demokratët sherr për vilën,

TIRANË– Sherri mes demokratëve është transferuar në Kuvend! Vila me vlerë 760 mijë euro e aluduar nga Gazment Bardhi se i përket një prej katër ish-ministrave të Partisë Demokratike, solli sot ‘furtunë’ mes deputetëve. Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili ka qenë edhe ministër Turizmi ka zgjedhur pikërisht seancën plenare për t’i kërkuar llogari Bardhit në lidhje me deklarat e thënë një natë më parë në studion e “Open”. Ndërkohë që Bardhi dikskutonte me Jorida Tabakun e Tritan Shehun, Spaho ndërhyri dhe kërkoi që deputeti të zbardhte emrin e pronarit të vilës e të mos akuzonte njerëz ‘në tym’. Kjo thirrje mori edhe përgjigje nga Bardhi që nuk ishte emri i pronarit të vilës por një replikë që agravoi situatën. “Shko more mbushu,”– i tha Bardhi Spahos gjë që dëgjohet edhe në videon e siguruar nga Dosja.al. nuk u ndalën me kaq sepse anëtari i Komisionit të Rithemelimit kërkoi që të dilnin jashtë e të sqaroheshin. Ky sherr mes demokratëve nuk iu shpëtoi as socialistëve. Ishte Erion Braçe, deputeti i PS-së ai që reagoi i pari dhe kërkoi që të qetësosheshin pasi ajo që po bënin ishte një turp.

Pas tij, zërat nga kampi rozë u shtuan, por përgjigjen ua dha Jorida Tabaku. “Po ç’ju duhet more ju,”– tha deputetja e PD-së duke kërkuar që socialistët të qëndronin larg debateve mes demokratëve. Nga selia, debate u zhvendos në rrjetet scoaiel. I pari që reagoi ishte Tritan Shehu i cili quajti inskenime të tuprshme deklaratat e Bardhit. Ky i fundit shtoi dozat e humorit teksa përmes një fotoje të publikuar shkruante se çmimi i vilës ka rënë në 670 mijë euro për shkak të publiciteti që i ka bërë ai. Edhe Spaho reagoi sërish. Në një postim në Facebook, ai shkruan se asnjë nga rrethi i tij familjar nuk ka pasur prona të tilla dhe i fton të gjithë që ta verifikojnë këtë gjë në të dhënat e deklaruara në ILDKP. Spaho paralajmëron Bardhin që të ndjekë ngjarjen e ndodhur në Elbasan vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

“Tradhtarë” mes socialistëve, kush janë deputetët që votuan pro rezolutës për Srebrenicën

DEBATI për Butrintin shkon në tjetër nivel, Margariti-Zhupës: Deputetët dënohen për shpifje

VD-Sherri me gazetarin/ Berisha s’i ndahet Ramës: Gjyshes ia sillje shpirtin majë hundës

VD-“Pse u bëre bodyguard i Ramës?”/Berisha “fik” Manjën me një fjali, ikën me 2 gishta lart

VD-Basha: Përshëndes aplikimin e Kosovës në KiE, progresi është domethënës

Berisha ikën nga Kuvendi, vjen Basha! Ish-kryetari i PD takohet me Tabakun

‘Ka seksizëm në Kuvend’/ Açka: Kamerat kapin vetullat dhe sytë e zonjave të hijshme

FOTO- Bardhi me laps e letër në Kuvend! Mbledh deputetët e PD, zbulohet kërkesa e tij

Shehaj:Kushërinjtë e Gjiknurit janë investitorë strategjikë, do ndërtojnë resort në Butrint

VD-Hua për barazinë gjinore, Duma: 50 mln euro janë borxh, s’janë për barazinë gjinore

Marrëveshja e huasë me Agjensinë Franceze, ministrja: Shuma është 50 mln euro

DEBATE/ Tabaku-Ibrahimajt: S’ke kaluar shkallët e duhura, turp të arrestohesh për PPP

‘Ku ka konkurencë këtu?’, Shehu: Qesharake, ka korrupsion kudo, s’ngrihen probleme reale

Këshillat për Konkurencën/ Braçe: Krijoni hyrje të reja në treg, ndaloni abuzimin

‘Jam krenar për firmat’/ DEBAT mes Tabakut e Ahmetajt, deputetja: S’kam frikë nga SPAK

VD-Rritja e çmimeve, Tabaku: Autoriteti i Konkurencës s’ka gjetur zgjidhje

Margariti: Marrëveshja e Butrinit nuk prek asnjë kufi, s’ka asnjë ndryshim

VIDEO- “Dil jashtë po ta mbajti”, SHERR mes Bardhit e Spahos, Braçe ndërhyn: Turp, ç’bëni

VIDEO- Berisha ‘shkrin’ Kuvendin, hap kamerën e nis të filmojë në kulmin e debatit

Rrëzohet rezoluta për dënimin gjenocidit serb në Serbrenicë, Berisha: Urdhër i Vuçiç

LAJM I FUNDIT/ Berisha ndërpret procesin e votimit, del para Foltores

‘Erdhe si cjapi te kasapi Sali’/ Balla: Ti furnizove me naftë kontrabandë ushtrinë serbe

Gjenocidi i Srebrenicës, Berisha: Nëse Serbia nuk e pranon, mund të ripërsëritet

(A.B)/Dosja.al

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

kryesore politike kuvendi i shqiperise seanca plenare 12 maj 2022 kuvendi i shqiperise seanca plenare 12 maj 2022

Sondazh

Poll