Aktualitet

Kraja bën raportimin e fundit në KLP: 0 presion, vijojmë punën, s’bëj vetëvlerësim (DEBATE)

12 Maj 2022, 11:57 Nga DOSJA
Kraja bën raportimin e fundit në KLP: 0 presion, vijojmë

TIRANË– Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Arben Kraja ka raportuar sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndërkohë që është në fund të mandatit. Përpara kryetarit të KLP-së Alfred Balla, Kraja tha se ishte i ndërgjegjshëm që në fillim se do të kishte presione në punë, por që prokurorët e SPAK, sipas tij vijojnë punën me qetësi. E gjithë seanca u zhvillua mes debateve e ironisë.

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Tartar Bazaj e pyeti Krajën për operacionet që nisi për grup të strukturuar kriminal, por që përfundojnë në akuza të ‘shfryra’ si shpërdorim detyre. Kreu i SPAK kërkoi që t’i jepeshin fakte e shkrime, por nga ana e KLP-së mori të tjera pyetje. Tartar Bazaj, Nurian Seiti dhe Bujar Sheshi kërkuan nga Kraja që të vlerësonte punën e tij dhe të fliste për gjurmën që mund të linte në këtë institucion, por sipas kreut të SPAK, kjo gjë ishte e kotë. Ai tha se nuk mund të ishte ai personi që të vlerësonte punën e tij.

Jashtë mbledhjes, në një prononcim për mediat, Kraja u pyet për sulmet e akuzat e kryeministrit Edi Rama dhe tha se nuk është ndjerë aspak i intimiduar. Ai shtoi se puna vazhdon përtej çdo gjëje. I pyetur nëse ka në dorë ndonjë dosje për hetim të ndonjë zyrtari të PS-së, kreu i SPAK tha se kanë shumë dosje në dorë, por nuk dha emër.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Raportimi i SPAK/ Kraja ankohet: Ka shumë volum pune, nuk po zbardhim dot përgjimet

Raportoi para KLP, Kraja zero koment për sulmet e Ramës: Vazhdon puna!

Tensione në KLP/ Baze debat me Krajën: Nga grup kriminal i çuat për shpërdorim detyre

Sulmet e Ramës, Kraja në KLP: E dimë që do ketë presione, por nuk shqetësohemi

(F.M/DOSJA.AL)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja arben kraja ne klp arben kraja arben kraja ne klp

Sondazh

Poll