Aktualitet

Binjakët Veshaj rrezikojnë 10 vite burg! Plagosja e 2017 i përndjek, më 27 maj kanë gjyq

12 Maj 2022, 08:25 Nga DOSJA
Binjakët Veshaj rrezikojnë 10 vite burg! Plagosja e 2017 i

TIRANË– Aktorët Romeo dhe Donald Veshaj rrezikojnë nga 3 deri në 10 vjet pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje. Mësohet se binjakët Veshaj që tashmë moderojnë programin “Më lër të flas” në TopChannel kanë një dosje të hapur në Vlorë. Konkretisht në vitin 2017, ata janë dënuar me kusht nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim (Neni 88/1 e 25 i Kodit Penal), duke vijuar të lirë. Edhe Apeli ka në fuqi vendimin e shkallës së parë, por Prokuroria e Vlorës e ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit e ka regjistruar rekursin dhe ka caktuar si datën e seancës së parë 27 majin.

Neni 88

Plagosja e rëndë me dashje

(Ndryshuar paragrafi i dytë meligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 18) Plagosja e kryer me dashje që ka sjellë si pasojë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit, ndërprerjen e shtatzanisë, ose ka qenë e rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të saj, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur është kryer kundër disa personave, kundër personit që është bashkëshort, ishbashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, ose kur ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Ngjarja ka ndodhur më 7 shkurt të vitit 2013, kur Romeo dhe Donald ishin adoleshentë, pranë shkollës së mesme “Mustafa Qemal Ataturku” në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Sherri nisi më 6 shkurt 2013 rreth orës 13:30, Arjan Lalaj ( i plagosuri) ka qenë pranë shkollës “Mustafa Qemal Ataturku” i shoqëruar nga një tjetër person në pritje të të fejuarës së tij, e cila ishte nxënëse në këtë shkollë. Në kohën që vajza ka dalë nga shkolla afër saj ka kaluar një makinë duke xhiruar gomat dhe bërë veprime provokuese, të cilat kanë shqetësuar Arjanin dhe menjëherë ky i fundit ka ndaluar drejtuesin e mjetit Romeo Veshaj. Një ditë më vonë, 7 shkurt 2013, rreth orëve të drekës, Arjani ka qenë po në afërsi të shkollës në shoqërinë e tre kushërinjve të vajzës në pritje të kësaj të fundit, ku janë përplasur fizikisht me vëllezërit. Me shkresën e datës 5 gusht 2013 të dërguar nga instituti i Mjekësisë Ligjore rezultonte së dëmtimet e Arjan Lalajt në sherrin e 7 shkurtit ishin klasifikuar si plagosje të rëndë, pasi ato kanë dhënë shëmtim të përhershëm të fytyrës.

(F.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet kryesore donald veshaj rome oveshaj donald veshaj rome oveshaj

Sondazh

Poll