Aktualitet

Covid, MSH: 45 qytetarë të infektuar ditën e sotme në vend

12 Maj 2022, 15:43 Nga DOSJA
Covid, MSH: 45 qytetarë të infektuar ditën e sotme në vend

TIRANË– 45 persona janë infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë viktimë nga pandemia e koronavirusit, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.

Noftimi i MSH-së:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 820 testime, 45 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 24 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 820 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 45 qytetarë, në këto bashki: 23 në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Vlorë, 2 në Kamëz, Lushnje, Konispol, 1 në Kukës, Vorë, Mallakastër, Gjirokastër, Dropull, Kolonjë, Skrapar, Elbasan. Janë 207 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,781 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Maj 2022)

Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 820

Testime totale 1,815,813
Raste pozitive 275,485
Raste të shëruara 271,781
Raste Aktive 207
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 117
Fier 25
Vlorë 19
Shkodër 10
Lezhë 8
Elbasan 8
Gjirokastër 6
Durrës 6
Korçë 4
Berat 3
Kukës 3

(I.A/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet bilanci i covid ne shqiperi covid ne shqiperi bilanci i covid ne shqiperi covid ne shqiperi

Sondazh

Poll