Aktualitet

Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Europës, Gërvalla:Sot hapëm një kapitull të ri

12 Maj 2022, 10:01 Nga DOSJA
Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e

KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës, sot në Strasburg të Francës.

Gërvalla njoftoi se nga sot fillojnë procedurat për shqyrtim të kërkesës nga ana e Këshillit, derisa tha se është optimiste që Kosova do të jetë anëtare e kësaj organizate të të drejtave të njeriut.

Dorëzuam kërkesën për anëtarësim në Këshill të Europës. Sot hapëm një kapitull të ri për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë, e cila do të kalojë në instancat të ndryshme të Këshillit të Europës dhe Asamblesë Parlamentare dhe për fund edhe të Këshillit Ministror. Kosova është vendi më demokratik në rajon, Kosova është vendi më proeuropian në rajon dhe është vendi më optimist në rajon. Prandaj, Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Europës një ditë e më parë. Kjo procedurë që e kemi nisur sot do të përfundojë me anëtarësim të plotë të Kosovës në Këshill të Europës dhe me këtë me forcim të të drejtave të qytetarëve të Kosovës dhe qasje të tyre në instanca europiane”.

Dorëzimi i kërkesës nga Gërvalla erdhi pasi Qeveria e Kosovës miratoi sot në parim nismën për anëtarësimin e Kosovës në KE. Më 16 mars të këtij viti, Federata Ruse është përjashtuar nga ky Këshill, për shkak të nisjes së luftës në Ukrainë.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Është themeluar më 1949. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare. Kjo organizatë ka realizuar edhe fushata për mbrojtje të fëmijëve, kundër gjuhës së urrejtjes si dhe për të drejtat e romëve, të cilët përbëjnë komunitetin më të madh në Evropë. Këshilli i Evropës u ndihmon vendeve anëtare që të luftojnë korrupsionin dhe terrorizmin si dhe që të kryejnë reformat e duhura gjyqësore.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KiE, Vulin: Serbia duhet të shpallë neutralitet politik

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, eksperti: Temë kryesore në ministerialin e Torinos këtë javë

‘Ky është kulmi i cinizmit’ kryeministrja serbe reagon për kërkesën e Kosovës në KiE

Reagimet nga Kosova për kërkesën në KiE, Haradinaj: BE-ja të hapë dyert drejt integrimit

Rrugëtimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ku bën pjesë e ku ende jo

KiE konfirmon aplikimin zyrtar të Kosovës, Vonovic: I është kaluar komitetit të ministrave

Aplikimi i Kosovës për KiE, deputeti serb: Kërkesë e gabuar por mendoj se do pranohet

Aplikimi zyrtar i Kosovës, procedurat që ndiqen për pranimin në Këshillin e Europës

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Rama: Më vjen keq për Serbinë por e mbështesim plotësisht

“Do të bëjmë çmos të mbrojmë interesat tona”Vuçiç mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurimit

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Osmani falenderon presidentin lituanez për mbështetjen

Çfarë është Këshilli i Evropës ku synon të aplikojë Kosova?

(j.c)/dosja.al 

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

kryesore rajoni donika gërvalla kosova aplikon per kie donika gërvalla kosova aplikon per kie

Sondazh

Poll