Raportimi i SPAK/ Kraja ankohet: Ka shumë volum pune, nuk po zbardhim dot përgjimet
12 Maj 2022, 14:47Nga DOSJA
Përballë akuzave të kreut të qeverisë Rama, kryeprokurori Arben kraja dha llogari para një tjetër qeverie nga e cila varet SPAK.
“Të gjithë prokurorë janë të ndërgjegjshëm kë hetojnë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme dhe presione,”-iu përgjigj kryeprokurori Kraja Afred Ballës, që kërkoi të mësonte në KLP nëse SPAK ndihej i kërcënuar nga retorika politike e cila u akuzon për hetime të ngadalta. Të mandatuar për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta, siç tha Arben Kraja gjatë raportimit vjetor në KLP, për rezultate domethënëse prokurorëve të posaçëm ju nevojitet jo vetëm mbështetja e ndërkombëtarëve.
Për vitin e kaluar SPAK vendosi akuzë për korrupsion 96 zyrtarë, mes tyre kryebashkiakë e ish ministra. Por nëse këtë vit SPAK do ta hapë apo jo kutinë e Pandorës, pritet të kthehet si një provë besimi për prokurorët e superpaguar, po aq i rëndësishëm sa edhe provat që ata sigurojnë për dosjet hetimore.
Arben Kraja u ankua në Këshill për volumin e lartë të përgjimeve që nuk mundësohet të zbardhen në kohë, mos plotësimin e BKH me kuotën prej 60 hetuesish dhe madhe edhe për drejtoreshën e Byrosë për të cilën theksoi se kishin këndvështrime të ndryshme. megjithëse nuk e shtjelloi më tej duke shtuar se të huajt kanë dhënë rekomandimet e tyre, ajo për të cilën ankohet Kraja në raport me Hajnaj, lidhet me trajtimin që SPAK i bën BKH si polici gjyqësore në një kohë që ata kanë rolin e hetuesit. pikërisht këto pozita po lufton që të ruajë Aida Hajnaj , për të cilat u premtua se do ishin modeli i FBI amerikane.
Fjalën e fundit në këtë ballafaqim bilancesh ku Spak vijon të kërkojë më tepër ambiente dhe më tepër staf, dhe gjithë të tjerët më tepër pritshmëri nga SPAK, e tha kreu i KLP. Alfred Balla paralajmëroi Arben Krajën se qeveria e prokurorisë së shpejti do nisë vlerësimin e të gjithë prokurorëve në rang vendi, ku nuk përjashtohet as prokurorët e posaçëm. punonin shpejt dhe mirë urdhëroi Balla të gjithë kanë pritshmëri maksimale nga ju. Pritshmëri të cilat SPAK këmbëngul se po i plotëson dita ditës.
Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?
KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës, sot në Strasburg të...
ELBASAN– Një bombë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në fshatin Mengël të Elbasanit, në afërsi të një shkollë. Bomba, e cila mendohet se i përket vit...
TIRANË– Raportimi i Arben Krajës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zhvillua mes debateve e ironisë. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Prokurori...
TIRANË– Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Zyrës së Audituesit të Përgjithshëm të Norvegjisë. Kryeta...
TIRANË– Kreu i grupit parlamntar të Aleancës për Ndryshim dhe i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka kërkuar që Opozita të dalë me një kandidat për Pr...