Aktualitet

Grabiti 41 mijë euro në bankë, burgoset me rreth 4 vite shqiptari: Jam i varur nga bixhozi

12 Maj 2022, 15:34 Nga DOSJA
Grabiti 41 mijë euro në bankë, burgoset me rreth 4 vite

AUSTRI- Në janar, një grabitës banke tmerroi punonjësit e Raiffeisenbank në Rohrbach afër Mattersburgut. Një muaj më vonë, austro-shqiptari goditi sërish në Bockfliess të Austrisë së Poshtme duke marrë rreth 41.000 euro. Krone shkruan se, ai u dënua me tre vjet e nëntë muaj në Eisenstadt.

Më 18 janar, një person i panjohur fillimisht sulmoi një bankë në Rohrbach pranë Mattersburgut dhe vodhi më shumë se 26,000 euro me një armë zjarri në krah. Më pas shqiptari u arratis pasi ka rënë alarmi i bankës. Rreth një muaj më vonë, burri marshoi në një bankë në Bockfliess (Austri e Ulët). Aty fillimisht i ka kërkuar arkëtarit një hua, më pas ka nxjerrë pistoletën dhe ka marrë më shumë se 15 mijë euro.

Më pas hetuesit morën vesh për austro-shqiptarin Vilson N. pasi rrobat që kishte veshur gjatë grabitjes i kishte paguar me një kartë ATM. 39-vjeçari e ka pranuar fajin në gjykatë.

“Unë jam i varur nga bixhozi dhe për këtë arsye kam rreth 320,000 euro borxh. Më vjen shumë keq”, tha babai i tre fëmijëve të mitur. Dy punonjësit e bankës që u sulmuan janë ende të traumatizuar dhe janë në terapi. Vilson N. pranoi dënimin me tre vjet e nëntë muaj burg pas konsultimit të shkurtër me avokatin e tij mbrojtës.

Krahas dënimit me burg, babai i tre fëmijëve duhet të dëmshpërblejë degët e bankave dhe të paguajë dëmin për dy punonjësit e sulmuar.

(I.A/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet burgoset shqiptari ne austri vilson n. burgoset shqiptari ne austri vilson n.

Sondazh

Poll