Aktualitet

Pranë shkollës 9-vjeçare, gjendet predhë e pashpërthyer në një përrua në Elbasan

12 Maj 2022, 13:31 Nga DOSJA
Pranë shkollës 9-vjeçare, gjendet predhë e

ELBASAN– Një bombë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në fshatin Mengël të Elbasanit, në afërsi të një shkollë. Bomba, e cila mendohet se i përket viteve ’40 është gjetur e pashpërthyer, ndërsa dhjetëra efektivë policie kanë rrethuar zonën duke vendosur një perimetër sigurie të gjerë.

Sakaq, pritet që të mbërrijnë forcat xhenriere për veprime të mëtejshme me mjetin luftarak për të shpërthyer bombën.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv, për çaktivizimin dhe heqjen e predhës. “Më datë 12.05.2022, ka ardhur njoftim në sallën operative të DVP Elbasan, se në fshatin Mengël, në një përrua, është konstatuar një predhë e vjetër luftarake, e pashpërthyer. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv, për çaktivizimin dhe heqjen e predhës,”- ka bërë me dije Policia.

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan elbasan

Sondazh

Poll