Aktualitet

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit debat për 30 qershorin, Gjata: Gjykata s’mund të japë dy vendime për një çështje

20 Korrik 2019, 18:29 Nga DOSJA
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit debat për 30 qershorin, Gjata: Gjykata

TIRANË– Ditën e sotme është mbajtur një aktivitet nga Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit, për çështjen e vendimeve të Gjykatës së Durrësit për 30 Qershorin.

Në debat është thirrur ish-deputeti i Partisë Demoratike Çlirim Gjata, i cili është shprehur se një Gjykatë nuk mund të japë dy debate për të nëjjtën çështje duke ju referuar kështu mos pranimit të dhënies së mandatit të Sakos fillimisht dhe më pas dhënien e këtij mandati.

Ndër të tjera, Gjata, sekretar për Çështjet Ligjore në PD tha se nuk ka më një shtet ligjor. Në lidhje me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ai u shpreh se nuk do të ekzistojë më reegulli që lejon kryeministrin të shebë çfarëdolloj godine që të jetë.

Nuk do të keët më, nuk do lejojmë më që një kryeministër, vetëm për faktin që është kryeministër të shembë çdo godinë që t’i dalë para. Po për ligjin e teatrit, sa shkelje kemi zbuluar. Uji çon mullirin në paratë e pista. Kemi shtet të një njeriu tani. Ai mbështetet te krimi, te oligarkët. Rrallë del një gjyqtar kurajoz,”- tha Gjata.

“Nuk mundet një gjykatë e rrethit të marrë dy vendime për të njëjtën çështje për dy ditë. Sipas ligjit, vendimi i parë mbetet në fuqi dhe e rrëzon të dytin. Kjo është shkelje e rëndë pasi mandati i kryebashkiakut është individual,”– vijoi ai më tej në lidhje me vendimin e Gjykatës përmandatin e Sakos.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per mbrojtjen e teatrit clirim gjata teatri kombetar aleanca per mbrojtjen e teatrit clirim gjata teatri kombetar

Sondazh

Poll