Aktualitet

“Do flasim ndryshe”, mirditorët ‘nxjerrin muskujt’, largojnë me forcë makineritë e firmës së HEC-e

20 Korrik 2019, 18:03 Nga DOSJA
“Do flasim ndryshe”, mirditorët ‘nxjerrin muskujt’,

MIRDITË-Ditën e sotme banorët e Kaçinarit u kanë treguar ‘muskujt’ punonjësve të firmës së HEC-eve që po ndërtohen në këtë zonë. Ata kanë larguar makineritë me forcë dhe janë shprehur të prerë se nuk do të lejojnë asnjë ndërtim HEC-i në këtë zonë.

Mësohet se fillimisht banorët kanë bërë një dëgjesë publike me administratorin e kompanisë “Shperdhaza Energji” Ndue Shkurti. Pavarësisht komunikimit banorët s’kanë pranuar asnjë lloj kompromisi dhe kanë larguar makienritë e kompanisë me forcë.

“Firma me mashtrimet e saj ka nisur të ndërtojë rrugën që më pas të bëjë HEC-et, por ne i kemi paralajmëruar që nuk do t’i lejojmë në asnjë mënyrë, uji është i joni dhe nuk do ja lëmë askujt. Kësaj here i kemi larguar përfaqësuesit e firmës nga zona herën tjetër do i kemi punët ndryshe, ne Kacinar nuk do të ndërtohet HEC,”- mësohet të jenë shprehur ata.

Banorë e fshatrave të kësaj zonë që preken nga ndërtimi i HEC-eve protestojnë prej muajsh. Ata kanë dalë edhe në qendër të qytetit të Rrëshenit dhe kanë kundërshtuar me forcë këto lloj projektesh teksa janë shprehur se ujin e tyre s’ja lënë askujt.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret largojne makinerite e firmes se hec-eve mirdite banoret largojne makinerite e firmes se hec-eve mirdite

Sondazh

Poll