Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Motori përplaset me mjetin bujqësor, 2 të plagosur

20 Korrik 2019, 17:44 Nga DOSJA
Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Motori përplaset me

KORÇË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme në aksin Korçë-Pogradec, në fshatin Podgorie. Një motor dhe një mjet bujqësor janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për rrjedhojë 2 persona janë plagosur.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se shtetasi A.B, duke drejtuar një mjet motor dyshohet të jetë përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin E.M, ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasi A.B dhe shtetasi Xh.B, pasagjer në motor.

Njoftimi i plotë:

Maliq

Informacion paraprak: 

Më datë 20.07.2019, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Podgorie, shtetasi A.B, duke drejtuar një mjet motor dyshohet të jetë përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin E.M, ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasi A.B dhe shtetasi Xh.B, pasagjer në motor, të cilët u dërguan në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Shtetasi E.M, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me motor aksident ne korce dy persona të plagosur aksident me motor aksident ne korce dy persona të plagosur

Sondazh

Poll