Aktualitet

KUJDES/ Vala e të nxehtit afrikan mbërrin në Shqipëri, temperatura deri në 40 gradë

20 Korrik 2019, 15:12 Nga DOSJA
KUJDES/ Vala e të nxehtit afrikan mbërrin në Shqipëri,

TIRANË- Pas ditëve të freskëta të korrikut, pritet që Shqipëria të përfshihet në ditët e fundit të muajit korrik nga një valë e të nxehtit afrikan.

Nga dita e nesërme do të mbërrijë vala e temperaturave të larta, e cila do të përfshijë pjesën më të madhe të kontinentit me epiqendër Francën.

Theksojmë se vlera maksimale e temperaturave nesër do të jetë 37 gradë. Dita më e nxehte do të jetë e mërkura me 39 gradë deri në 40 gradë.

“Kjo valë do të zgjasë 5-6 ditë. Shqipëria do të mbetet serish në periferi të kësaj vale. Që ditën e diel pritet ndryshim drastik i temperaturave. Nesër do të kemi vlerë maksimale 37 gradë. Ndërkohë që dita më e nxehte për Shqipërinë do të jetë dita e mërkurë, me temperaturë 39 grade, ndërsa ndonjë zonë e veçantë edhe 40 gradë. Më pas do të kemi rikthim të vlerave normale 32-33 gradë”, shprehet meteorologja Lajda Porja.

Këshilla e mjekëve për të mbrojtur veten nga i nxehti është që të  shmanget sa më shumë ekspozimi në diell gjatë orëve ku vapa shënon kulmin, si dhe të konsumoni sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet i nxehti afrikan shqiperi temperatura te larta i nxehti afrikan shqiperi temperatura te larta

Sondazh

Poll