Aktualitet

Vrau burrin e kushërirës në greqi, flet autori i penduar: Më vjen keq për fëmijët

20 Korrik 2019, 14:56 Nga DOSJA
Vrau burrin e kushërirës në greqi, flet autori i penduar: Më

GREQI- Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ndodhur 3 ditë më parë, New Anchialos të Greqisë, ku një shqiptar qëlloi disa herë me thikë bashkëkombasin e tij, me të cilin kishte dhe lidhje të afërta familjare.

Pas krimit, autori 41-vjeçari identiteti i të cilit nuk është bërë publik, u arrestua menjëherë teksa ecte në rrugët e qytetit dhe më pas është transferuar në burgun e Korydallos. 

Autori i krimit është shprehur i penduar në sallën e gjyqit dhe ka deklaruar se nuk kishte probleme me burrin e kushërirës dhe se atë ditë kushërira dhe viktima kanë qenë për drekë në banesën e tij. Por më pas ka shprehur edhe keqardhje nga vdekja e 38-vjeçarit për faktin se fëmijët e të ndjerit tashmë do të vuajnë mungesën e babait të tyre.

Mediat greke shkruajnë se viktima ka dashur të marrë gruan dhe dy fëmijët dhe të largohet për shkak të sjelljes së dhunshme të 41 vjeçarit. Pas kësaj, ai ka marrë thikën dhe e ka qëlluar tre herë, ku njëra prej goditjeve i ka prekur zemrën, ckae cila i ka marrë jetën 38-vjeçarit.

Mediet greke raportojnë se shqiptari që vrau burrin e kushërirës së tij  kishte konsumuar alkool që nga e mërkura në mëngjes, ndërsa pasdite në shtëpinë e tij në Anchialos ka shkuar kushërira me burrin e saj dhe dy fëmijët.

Ngjarja e rëndë ndodhi 3 ditë më parë në Greqi, ku një shqiptar ka vrarë një të afërmin e tij. Nëmomentin e krimit, shqiptari ka qenë duke darkuar me viktimën, gruan dhe dy fëmijët e tij. Mes shqiptarit dhe kushëririt të gruas, 32-vjeç, ka nisur një debat i ashpër dhe më pas autori i ka ngulur tre herë thikën viktimës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet greqi pendohet shqiptari shqiptari vret te afermin varsje ne greqi greqi pendohet shqiptari shqiptari vret te afermin varsje ne greqi

Sondazh

Poll