Sport

Tite zyrtarizon ‘selecaon’, rikthehet Gabriel Jesus te Brazili…

12 Maj 2022, 10:59 Nga DOSJA

BRAZIL Gabriel Jesusit iu desh të priste njoftimin e të mërkurës, për të mësuar përzgjedhjen e tij në ndeshjet e ardhshme miqësore të Brazilit, në qershor. Sulmuesi i Manchester Cityt nuk u thirr nga Tite marsin e kaluar, për dy ndeshjet e fundit të kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Lojtari 25-vjeçar, me 54 ndeshje me ‘seleçaon’, do të shoqërohet edhe nga dy sulmuesit e rinj të Real Madridit, Vinicius dhe Rodrygo, të cilët janë gjithashtu shumë në formë kohët e fundit. Gjithashtu është thirrur edhe ylli i PSG-së, Neymar Jr.

Kombëtarja e Brazilit do të përballet me Korenë e Jugut më 2 qershor në Seul dhe me Japoninë më 6 qershor në Tokio.

Përbërja zyrtare e kombëtares së Brazilit për miqësoret në qershor:

Portierë: Alisson (Liverpool/ANG), Ederson (Manchester City/ANG), Weverton (Palmeiras)

Mbrojtës: Daniel Alves (FC Barcelona/ESP), Danilo (Juventus/ITA), Alex Telles (Manchester United/ANG), Alex Sandro (Juventus / ITA) Guilherme Arana (Atlético Mineiro), Eder Militao (Real Madrid / ESP), Gabriel Magalhaes (Arsenal / ANG), Marquinhos (Paris SG / FRA), Thiago Silva (Chelsea / ANG)

Mesfushorët: Casemiro (Real Madrid /ESP), Bruno Guimaraes (Newcastle/ALB), Fabinho (Liverpool/ALB), Fred (Manchester United/ANG), Lucas Paqueta (Lyon/FRA), Philippe Coutinho (Aston Villa/ANG), Danilo (Palmeiras)

Sulmues: Neymar (Paris-SG / FRA), Vinicius Junior (Real Madrid / ESP), Raphinha (Leeds United / ANG), Richarlison (Everton / ANG), Rodrygo (Real Madrid / ESP), Gabriel Jesus (Manchester City / ANG ) Richarlison (Everton/ANG), Matheus Cunha (Atlético Madrid/ESP), Gabriel Martinelli (Arsenal/ANG).

B.T (Dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

sport sport brazilianë të shakhtarit dhe dinamos së kievit federata braziliane e futbollit super-klasikja midis brazilit dhe argjentinës brazilianë të shakhtarit dhe dinamos së kievit federata braziliane e futbollit super-klasikja midis brazilit dhe argjentinës

Sondazh

Poll