Sport

Guardiola: “De Bruyne i jashtëzakonshëm. Haaland? Do të përshtatet shpejt”

12 Maj 2022, 04:44 Nga DOSJA

ANGLI – Pas fitores 5-1 ndaj Wolverhampton, Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, ka komentuar rezultatin e rëndësishëm në rrugën për fitoren e Premier League. Veçanërisht ai u ndal dhe foli me superlativa për mesfushorin Kevin de Bruyne, i cili arriti të shënonte një “poker” golash:

“Lojë e shkëlqyer, edhe nëse do të kemi disa probleme në mbrojtje, por do të gjejmë zgjidhje dhe kundër West Hamit do ta fitojmë ndeshjen.

De Bruyne? Mënyra se si ka luajtur muajt e fundit, është e jashtëzakonshme. Ai është njeriu ynë kryesor në këtë pjesë të fundit të sezonit. Nuk është vetëm ajo që ai krijon, por golat dhe gjithçka në mes. Ai është bujar dhe gjithmonë mendon për atë që është më e mira për ekipin”.

Trajneri u pyet edhe për Haaland, lojtarin më të ri të Cityzenëve. “Do të përshtatet shpejt me mënyrën se si ne luajmë. Eshtë një blerje e mirë për të ardhmen, shpresojmë për shumë vite te ai. Jam shumë i sigurt se do të përshtatet në mënyrë të përsosur.

Më pëlqen të punoj me lojtarë të mirë, ata të bëjnë një trajner të mirë. Ai është i mrekullueshëm, një talent i ri. Unë do të ndihmoj në mënyrën më të mirë të mundshme”.

B.T (Dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

sport sport blerjes verore të manchester cityt kevin de bruyne trajneri pep guardiola blerjes verore të manchester cityt kevin de bruyne trajneri pep guardiola

Sondazh

Poll