Sport

Eric Olhats, ish-këshilltar i Griezmann, në paraburgim si i dyshuar për pedofili…

12 Maj 2022, 09:03 Nga DOSJA
Eric Olhats, ish-këshilltar i Griezmann, në paraburgim si i dyshuar

FRANCE – Ish-këshilltari dhe mentori i Antoine Griezmann u arrestua dhe u vendos në paraburgim policor të mërkurën në mëngjes, sipas “Actu Pays-Basque” dhe “Le Parisien”.

Media franceze evokon disa akte të sulmeve seksuale ndaj të miturve, ku raportohet edhe një ankesë të fundit për përdhunim. Kjo do të ishte depozituar në Bayonne, ku ka nisur edhe një procedurë të re hetimore. Raportime të tjera për prekje dhe sulme seksuale janë bërë të ditura edhe nga hetuesit.

Ngjarjet janë kryer nga fundi i viteve 1990 dhe fillimi i viteve 2000. Eric Olhats ishte atëherë përgjegjës për stërvitjen e të rinjve brenda klubit bask. Viktimat do të ishin lojtarë të mitur në atë kohë, sipas të dy mediave.

Olhats u bë skaut për Real Sociedad në 2002. Klubi spanjol ku mori Antoine Griezmann, që atëherë jetonte në Mâcon, në moshën 13-vjeçare. Ai e priti ndërkombëtarin e ardhshëm për gjashtë vjet dhe vazhdoi ta këshillonte deri në vitin 2016.

B.T (Dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

sport sport antoine griezmann ka pësuar një dëmtim eric olhats griezmann duhet të humbasë dy ndeshjet e fundit të vitit griezmann kishte folur për ambicien e tij antoine griezmann ka pësuar një dëmtim eric olhats griezmann duhet të humbasë dy ndeshjet e fundit të vitit griezmann kishte folur për ambicien e tij

Sondazh

Poll