Sport

Chiellini konfirmon largimin: “Të hënën do t’i them lamtumirë stadiumit tim”

12 Maj 2022, 04:09 Nga DOSJA

ITALI – Kapiteni Giorgio Chiellini, 37 vjeç, pas 17 sezonesh në shërbim të Juventusit, ‘formalizon’ lamtumirën e tij në mikrofonat e Sportmediaset, pas finales së Kupës së Italisë (humbje ndaj Interit me 2-4, pas kohës shtesë), duke u shprehur se do të largohej nga bardhezinjtë e Torinos.

“Është zgjedhja ime 100%, të hënën do t’i them lamtumirë stadiumit tim edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Por gjithsesi do i takoj gjithmonë kësaj skuadre”,- tha qendërmbrojtësi me përvojë, i cili përfaqëson Juventusin që nga viti 2005.

Chiellini do të ketë ende dy ndeshje përpara tij deri në mbyllje të sezonit, por me një siguri: ai nuk do të fitojë asnjë titull në këtë lamtumirë. “Nuk jam mësuar të mos fitoj tituj, sigurisht që nuk shkon. Kemi rrugë për të bërë dhe jemi ende larg majës”,– paralajmëroi ai.

Në minutën e 84-t të finales së finales Kupës së Italisë kundër zikaltërve të Interit, kapiteni Chiellini u zëvendësua nga braziliani Arthur. Ai u largua me qetësi dhe i menduar nga fusha e “Olimpico” të Romës. Lamtumira ishte në mendjen e tij…

B.T (Dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

sport sport administratori i juventusit kapiteni giorgio chiellini mbrojtësi giorgio chiellini administratori i juventusit kapiteni giorgio chiellini mbrojtësi giorgio chiellini

Sondazh

Poll