Sport

Pas 6 muajsh Ukraina zbret në fushë, fiton miqësoren ndaj M’Gladbach…

12 Maj 2022, 09:56 Nga DOSJA

GJERMANI – Oleksandr Pikhalionok shënoi golin e fitores për Ukrainën ndaj Borussia Mönchengladbach (2-1), në miqësoren e të mërkurës, ndeshja e parë e kombëtares së këtij vendi që nga pushtimi i Rusisë.

Ndeshja në “Borussia-Park” u ndoq nga më shumë se 20.000 shikues, ku të gjitha të ardhurat që do të shkojnë në ndihmë të Ukrainës. Lojtarët nga të dyja skuadrat mbanin një banderolë ‘Stop War’ përpara fillimit të miqësores.

Kjo ndeshje ishte gjithashtu përgatitore për kombëtaren e Ukrainës, përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës kundër Skocisë më 1 qershor. Fituesi i këtij çifti do të përballet me Uellsin për një vend në finalen e Kupës së Botës në “Katar 2022”, e pozicionuart në Grupin B me Anglinë, Iranin dhe Shtetet e Bashkuara.

Mykhaylo Mudryk hapi rezultatin e miqësores në minutën e nëntë, por Conor Noss barazoi pesë minuta më vonë, përpara se Pikhalionok të shënonte një gol për të vulosur fitoren për Ukrainën.

Kjo ishte ndeshja e parë e Ukrainës, që nga një fitore 2-0 ndaj Bosnje dhe Hercegovinës në nëntor. Oleksandr Petrakov ka futur në fushë vetëm lojtarë nga klubet ukrainase, pasi kampionati kombëtar i këtij vendi është ndërprerë muajin e kaluar, për shkak të pushtimit rus.

“Është ndeshja e parë, – tha trajneri ukrainas. – Skuadra nuk ka luajtur për gjashtë muaj, unë nuk kam punuar për gjashtë muaj. Nuk kam pyetje për djemtë, në këtë fazë janë mirë, kanë luajtur mirë. Ka shumë gabime, ne do t’i korrigjojmë”.  

Në kuadër të përgatitjeve, Ukraina do të luajë më pas miqësore kundër Empolit dhe skuadrës kroate Rijeka, përpara se të përballet me Skocinë në Glasgow.

B.T (Dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

sport sport 21900 trupa rus kane vdekur ne ukraine bashkimit europian për shkak të luftës së rusisë ndaj ukrainës federata e futbollit të ukrainës 21900 trupa rus kane vdekur ne ukraine bashkimit europian për shkak të luftës së rusisë ndaj ukrainës federata e futbollit të ukrainës

Sondazh

Poll