Sport

Shtohen pikëpyetjet mbi të ardhmen e Mbappe! Mamaja e lojtarit bën propozimin e çmendur

12 Maj 2022, 10:56 Nga DOSJA
Shtohen pikëpyetjet mbi të ardhmen e Mbappe! Mamaja e lojtarit

FRANCË- Erling Haaland dhe Kylian Mbappé janë ata që na japin më shumë shpresë se në të ardhmen mund të ketë një dualizëm në stilin Messi-Ronaldo, janë ata djem që kur i sheh duke luajtur ngrihesh në këmbë dhe t’i duartrokasësh në çdo ndeshje. Shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, por me një synim të vetëm për të ardhmen: fitimin e Champions League dhe ndoshta Topin e Artë.

Kylian Mbappe po përflitet gjatë për një transferim te Real Madrid, negociata që kanë gjetur disa pengesa. Nëna e lojtarit, Fayza Lamari ka kërkuar një komision prej 100 milionë euro. Përveç kësaj, siç u zbulua ditët e fundit nga El Pais, ka një pengesë tjetër: atë të të drejtave të imazhit. Mbappe, i menaxhuar në këtë drejtim nga avokatja Delphine Vertheyden, dëshiron 100% ndërsa Real Madrid u jep atyre vetëm 50%.

Pikërisht për këtë çështje kampioni po përplaset me federatën franceze të futbollit: dje avokatja e lojtarit anuloi një takim me FFF-në dhe presidentin Le Graet. Ai gjithashtu kërkon 100% të të drejtave të imazhit në ekipin kombëtar dhe refuzon të marrë pjesë në evente ku reklamohen baste dhe ushqime të padëshiruara.

E.Ç (Dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

sport sport mbappe real madrid mbappe real madrid

Sondazh

Poll