Sport

Ajax kampion i Holandës, titulli i 36-të për “Harkëtarët”…

12 Maj 2022, 04:12 Nga DOSJA

HOLANDE – Ajax konfirmon veten si kampion i Holandës dhe e bën këtë me një javë më pak, pas fitores së thellë 5-0 të shënuar ndaj Heerenveen në “Johann Cruijff Arena”. Golat për “harkëtarët” e Amsterdamit u realizuan nga Tagliafico, Berghuis, Haller, Brobbey dhe Alvarez.

Ky është titulli i 36-të për ekipin më të suksesshëm në Holandë. Për Erik ten Hag një mbyllje me “happy end”, që kulmon me titullin e tretë (pa llogaritur sezonin 2019/20 që përfundoi pa fitues).

Pas këtij rezultati, PSV Eindhoven me 78 pikë, katër më pak se Ajax, do të duhet të kënaqet me vendin e dytë dhe kualifikimin në raundin e tretë kualifikues në Champions League sezonin e ardhshëm.

Feyenoord, kundërshtari i radhës i Romës, siguroi vendin e tretë në renditjen e Eredivisies dhe do të garojë në Europa League, falë suksesit 1-0 në fushën e Go Ahead Eagles, gol i nënshkruar nga Linssen (71’).

B.T (Dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

sport sport ajax amsterdamit drejtori aktual i ajax trajnerin të ajaxit ajax amsterdamit drejtori aktual i ajax trajnerin të ajaxit

Sondazh

Poll