Aktualitet

I maskuar tentoi të grabiste disa bizhuteri në një banesë, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

12 Maj 2022, 09:16 Nga DOSJA
I maskuar tentoi të grabiste disa bizhuteri në një banesë,

TIRANË- Një 39-vjeçar është arrestuar arrestuar në Tiranë. 39-vjeçari është kapur në flacrancë pasi dyshohej se i maskuar dhe nën kërcënimin e dy thikave, kishte vjedhur me dhunë disa bizhuteri në një banesë.     

Në kuadër operacioni të koduar “Flagrancë” u bë arrestimi I tij I cili është identiffikuar me inicialet T. N., banues në Tiranë. 39-vjeçari kishte qenë me precedent të mëparshëm kriminal për armbëmbajtje pa leje dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Dhe në vijim të veprimeve hetimore, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore, 10 raste të ndryshme të vjedhjes në banesa, që dyshohen se janë kryer nga ai. Ai u arrestua në momentin kur po tentonte të kryente një vjedhje në një banesë në zonën e Liqenit të Thatë. Ai do të ndiqet penalisht për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ndërkohë tre persona të tjerë janë arrestuar pasi gjatë kontrollit I janë gjetu një sasi lënde narkotike. Tre pesonat janë një 44-vjeçarë I identifikuar me inicialet M. F., një 24-vjeçarë me inicialet O. F., dhe 20-vjeçari me inicialet A. F., të tre banues në Tiranë. Ata do të ndiqen penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Tiranë Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Flagranca”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1. I maskuar dhe nën kërcënimin e dy thikave, vodhi me dhunë disa bizhuteri në një banesë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari. Autori i dyshuar, me precedent të mëparshëm kriminal për armbëmbajtjes pa leje dhe “Goditje për shkak të detyrës”.  

Në vijim të veprimeve hetimore, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore, 10 raste të ndryshme të vjedhjes në banesa, që dyshohen se janë kryer nga 39-vjeçari. Gjatë operacionit, në një banesë tjetër, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Vihen në pranga 3 poseduesit e saj.  

Sekuestrohen dy mjete prerëse (thika), bizhuteri të vjedhura, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe motomjeti që përdorte autori i dyshuar, gjatë kryerjes së vjedhjeve. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Flagranca”.   

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – T. N., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, i dënuar më parë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje;  

– M. F., 44 vjeçe, O. F., 24 vjeç dhe A. F., 20 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Shtetasi T. N. është kapur në flagrancë gjatë kohës që po vidhte disa bizhuteri, në një banesë në zonën e Liqenit të Thatë. Gjatë vjedhjes, 39-vjeçari është konfliktuar fizikisht me pronarin e banesës, shtetasin B. B., 32 vjeç dhe kushëririn e tij, shtetasin O. M., 33 vjeç.  

Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se shtetasi T. N., gjatë muajve të fundit, ka vjedhur shuma parash, bizhuteri, makinë, pajisje elektrike dhe elektronike, në 10 banesa, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.    

Po në vijim të këtij operacioni, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, gjatë kontrollit të banesës së shtetases M. F., e cila kishte lidhje shoqërore me shtetasin T. N., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë. Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. F. dhe i dy djemve të saj, shtetasve O. F. dhe A. F. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(j.c)/dosja.al 

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Maj 2022, 07:18

EMRAT/ Gjenden dy shqiptarë të plagosur në Itali

ITALI– Dy shqiptarë janë gjëtur të plagosur në tokë në Pescara të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët janë pikasur nga një kalimtar që ka laj...