Bota

Dorëheqja e Haradinajt, Veseli: Zgjedhjet janë të pashmangshme

20 Korrik 2019, 17:58 Nga DOSJA
Dorëheqja e Haradinajt, Veseli: Zgjedhjet janë të pashmangshme

KOSOVË– Kryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë para gazetarëve ka deklaruar se e pranon vendimin e kryeministrit Haradinajt, por gjithsesi theksoi se ai nuk i ka paralajmëruar aspak e madje nuk është konsultuar me ta.

Vendimi i ish-Kryeministrit për dorëheqje është vendim personal dhe si të tillë e kemi pranuar, pavarësisht që për këtë nuk kemi pasur asnjë njoftim ose konsultë paraprake.” tha Veseli.

Kryetari i PDK’së gjithashtu tha se partia e tij është “e gatshme për zgjedhje të parakohshme kurdo që do të mbahen, dhe se tashmë zgjedhjet janë të pashmangshme”.

Sa i përket datës së zgjedhjeve, Veseli tha se do të konsultohen me partnerët e koalicionit dhe partive tjera të opozitës.

Ai gjithashtu bëri thirrje që ftesat e Gjykatës Speciale të mos shkaktojnë pasiguri tek qytetarët.

“Ftesat që vijnë për bashkëluftëtarët tanë, nuk duhet të shkaktojnë huti apo pasiguri tek qytetarët”, u shpreh  Veseli.

Ditën e djeshme kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë.

Në një konferencë për shtyp, Haradinaj është shprehur se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cënonte nderin e Kosovës. Së shpjeti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Marrë nga gazeta Ekspress

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dorehiqet ramush haradinaj kadri veseli zgjedhjet e parakohshme dorehiqet ramush haradinaj kadri veseli zgjedhjet e parakohshme

Sondazh

Poll