Bota

Pas dorëheqjes së Haradinajt, ambasadori i SHBA-ve Kosnett thirrje për dialog me Serbinë

20 Korrik 2019, 15:53 Nga DOSJA
Pas dorëheqjes së Haradinajt, ambasadori i SHBA-ve Kosnett thirrje

KOSOVË– Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett ka bërë thirrje për dialog.

Vetëm një ditë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, Kosnett tha se është koha që Kosova dhe Serbia të gjejnë një mënyrë për tu kthyer në tavolinën e negociatave.

“Eksplorimi i hapësirës është një arritje e madhe dhe pambarim. Kështu është edhe ndërtimi i paqes në Botë. Është koha për Kosovën dhe Serbinë që të gjejnë një rrugë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave”, ka shkruar Kosnett.

Kryeministri tashmë në ikje i Kosovës, Haradinaj ishte iniciatori i taksës 100% për mallrat serbe, vendim që edhe pezulloi diaogun mes dy vendeve.

Tashmë pas largimit të tij, ka shanse që pasardhësi i tij të bëjë hapa pas dhe ta pezullojë taksën duke i rihapur rrugën dialogut.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu serbi-kosove philip kosnett taksa per mallrat serbe dialogu serbi-kosove philip kosnett taksa per mallrat serbe

Sondazh

Poll