Bota

Me lot në sy lajmëroi dorëheqjen, Jeton Zulfaj: Haradinaj s’kurseu asgjë për të mbrojtur Kosovën, por s’diti të qeve

20 Korrik 2019, 14:33 Nga DOSJA
Me lot në sy lajmëroi dorëheqjen, Jeton Zulfaj: Haradinaj

KOSOVË- Gazetari Jeton Zulfaj ka reaguar për dorëheqjen e papritur të kryeministrit Ramush Haradinaj, ditën e djeshme.  

Në një postim të publikuar në Facebook, Zulfaj shprehet se Ramushin duhet ta shpërbejmë me mirënjohje, pasi nuk ka kursyer asgjë për të mbrojtur vendin në kohë lufte, por si kryeministër nuk diti të qeverisë.

Postimi i plotë i Jeton Zulfajt:

Nese 100 dite dukeshin pak, 678 ishin te tepruara.

Askush nuk i gezohet lajmit per ftesen nga Specialja per Haradinajn, madje as vete ata qe e votuan e qe i ran pishman pastaj.

Pak kush e ve ne dyshim trimerine dhe sakrificen e Ramush Haradinaj dhe familjes se tij. Ai ka duruar dhimbje dhe vuajtje qe shume nga ne nuk mund te i imagjinojme, por duhet te ndajme gjerat.

Ramushin dhe gjithe te tjeret qe nuk kane kursyer asgje per te mbrojtur vendin ne kohe lufte duhet te i shperblejme me mirenjohje, medalje dhe te i ua dhejme vendin e merituar ne librat e historise per sakrificen e tyre.

Ne paqe duhet te shkruajme per historine e tyre gjithashtu, te bemat, deshtimet dhe mekatet, por edhe per sukseset nese ka.

Ajo qe tash dijme eshte se nese 100 dite ishin pak per te mesuar per Ramushin si kryeminister, 678 dite ishin te tepruara. Ai nuk diti te qeverise. Shumica e vendimeve te tij ishin te demshme dhe vendi u zhyt edhe me tej ne korrupsion, nepotizem dhe partizim.

Nuk na duhet as edhe nje dite me shume per te pare modelin e tij qeverises.

Te mbrosh vendin ne kohe paqe eshte te besh ate detyre qe e bene me se miri. Ramushi dhe shumica e komandanteve te tjere gjate viteve ne paqe kane deshmuar se me se miri dijne te shtrojne asfalt, te japin tendere, te japin liqensa per monopole, te shesin kompani publike dhe te punesojne familjare.

Populli tashme i ka provuar te gjithe dhe zgjedhjen e ka te lehte ne keto zgjedhje qe vijne.

Ditën e djeshme kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë.

Në një konferencë për shtyp, Haradinaj është shprehur se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cënonte nderin e Kosovës. Së shpjeti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dorehiqet ramush haradinaj jeton zulfaj dorehiqet ramush haradinaj jeton zulfaj

Sondazh

Poll