Bota

Shpikja më e re, “Flyboard” që fluturoi mbi Paris gjatë paradës së Ditës së Bastille

20 Korrik 2019, 13:36 Nga DOSJA

FRANCË- Parada franceze e Ditës së Bastille shfaqi të dielën bashkëpunimin ushtarak dhe inovacionin evropian, së bashku me një “Flyborard”që fluturoi mbi Paris.

Flybordi, i cili u krijua për herë të parë për të fluturuar mbi ujë, mund të arrijë shpejtësinë deri në 190 km/h dhe mund të zgjasë për 10 minuta.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i rrethuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe liderë të tjerë evropianë, ka përgëzuar 40-vjeçarin Zapata, i cili u njihej nga komentatorët e TV francez si “James Bond”.

Ministri francez i forcave të armatosura, Florence Parly, tha përpara paradës që fluturimi mund të “lejojë teste për përdorime të ndryshme, për shembull si një platformë logjistike fluturuese ose, si një platformë sulmesh”.

Macron kishte ftuar Merkelin dhe udhëheqësit e tjerë në paradën si pjesë e përpjekjes së tij për një bashkëpunim më të thellë të mbrojtjes evropiane. “Kurrë, që nga fundi i luftës së dytë botërore, Europa nuk ka qenë kaq e rëndësishme,” tha presidenti francez.

Marrë dhe përshtatur nga Theguardian

(A.C/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angela merkel emmanuel macron flyborard” parada franceze e ditës bastille s paris angela merkel emmanuel macron flyborard” parada franceze e ditës bastille s paris

Sondazh

Poll