Inxhinieri i Hitlerit, babai i misionit hapsinor të NASA-s që u tërhoq nga SHBA
SHBA- Teksa, perëndimi dhe Bashkimi Sovjetik po përplaseshin për të marrë mendjet më të ndritura të rangut të tretë, pas luftës, ShBA mundi të tërhiqte Verner V...
KOSOVË– Pas kryeministrit Ramush haradinja, edhe Jakup Krasniqi ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës është thirrur nga Gjykata Speciale në Hagë për intervistë. Krasniqi që ka qenë edhe ish-anëtar e zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së e ka bërë vetë këtë gjë të ditur nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.
Ai shkruan se po thirret nga Gjyakat Speciale bazuar mbi raportin e Dick Martit, ë sipas Jakupit është fund e krye e sajuar në Beograd me shpifje e gënjeshtra.
Ish-kryetari i Kuvendit thekson se raporti i Martit ka si qëllim komprometimin dhe inkriminimin e luftës së drejtë e të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Krasniqi shkruan më tej se duhet të paraqitet më datë 24 korrik për intervistë.
Statusi i plotë:
Të nderuar bashkëkombës.
Ndihem i obliguar moralisht t’ju njoftoj se kam marr ftesë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë të paraqitem më 24 korrik 2019.
Pavarësisht bindjeve të mia që Gjykata Speciale e ngritur mbi bazën e raportit të Dick Martit, miratuar nga Këshilli i Evropës, i cili fund e krye është sajuar në Beograd me shpifje e gënjeshtra dhe me motiv e qëllim të komprometimit dhe inkriminimit të luftës së drejtë e të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkundër qëndrimit tim të hapur kritik e kundërshtues për krijimin me presion të kësaj gjykate, unë do të prezantohem në hetuesinë e saj në datën e caktuar në cilëndo cilësi. Me besim në drejtësinë, i bindur se e vërteta është që gjatë luftës në Kosovë, Serbia ka kryer gjenocid, kurse konstruktet e saj monstruoze për UÇK-në do të bien poshtë, unë do të jem atje për të dhënë kontributin tim për ndriçimin e së vërtetës historike.
Megjithatë është fatkeqësi dhe ironi e llojit të vet, që në vend se Serbia të përballet me drejtësinë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ne duhet të mbrohemi nga akuzat e saj të trilluara, në vend që të gjykohen argumentet dhe provat e pamohueshme dhe të njohura botërisht, drejtësia merret me trille dhe shpifje të ulëta të politikës serbe dhe të shërbimeve të saj sekrete.
Përkundër bindjeve të mia sa i përket kësaj gjykate politike, të krijuar me presion politik nga njerëzit që bartin funksione të larta shtetërore në Kosovë dhe themelimin e saj me votën e atyre deputetëve që ishin numra në Kuvendin e Kosovës, unë do të prezantohem në hetuesinë e Gjykatës Speciale.
Nuk do të jetë hera e parë që dal para hetuesve për të dhënë përgjigje për çështje të sajuara nga pushteti i Serbisë. Ia kam dalë në proceset e hetuesisë jugosllave të viteve tetëdhjetë, siç ia kam dalë me përgjegjësi edhe kur jam ftuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi, për rastet e kurdisura në bazë të dosjeve të dorëzuara nga Serbia kundër Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tyre.
Në të dy rastet kam dhënë deklarata në cilësinë e zëdhënësit të UÇK-së, përfaqësuesit të saj politik dhe anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë luftës së viteve 1998-1999. Deklaratat e mia në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi janë publike, siç është publik edhe verdikti i kësaj gjykate kur i hodhi si të pabaza të gjitha akuzat kundër Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt, duke shpallur pafajësinë e tyre.
Një ditë më parë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë.
Në një konferencë për shtyp, Haradinaj është shprehur se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cënonte nderin e Kosovës. Së shpjeti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHBA- Teksa, perëndimi dhe Bashkimi Sovjetik po përplaseshin për të marrë mendjet më të ndritura të rangut të tretë, pas luftës, ShBA mundi të tërhiqte Verner V...
IZRAEL- Një nga xhamitë më të hershme në botë, e ndërtuar rreth 1,200 vjet më parë, është zbuluar nga arkeologët në shkretëtirën Negev të Izraelit.Këto mbetje, ...
Mançester – 18-vjeçarja, Gabrielle Walsh është qëlluar dhe ka rënë pa ndjenja në tokë për shkak se ka injoruar një person që po e ndiqte natën vo...
KOSOVË- Dorëheqja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë bujë jo vetëm në mediat shqiptare por edhe tek ato botërore. Për dorëheqjen e Haradi...
KOSOVË– Një ditë pas dorëheqjes së tij, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zgjedhur që fundjavën ta kalojë më familjen. Nipi i tij, Luan Hara...
Kosovë-Me sy të përlotur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dha dje dorëheqjen. Gjatë fjalës së tij para mediave, Haradinaj njoftoi se sërish do të marrë ...
Tiranë- Pasi Ramush Hardinaj dha dorëhqejen si Kryeministër i Kosovës, ka vepruar ‘menjëherë’ Xhelal Meziu, kreu i bashkisë së Kamzës. Bashkia Kamë...
INDIA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë. Më 11 korrik ka lindur një fëmijë me tre koka, në një qendër shëndetësore në lagjen Etah të Uttar Pradesh.Lindja...
Kosovë- Albin Kurti lideri i Vetëvendosjes në një konferencë për mediet ka deklaruar se Haradinajn e kishte paralajmëruar se “sa më afër gjarprit aq më i rrez...
Kosovë-Një ditë më parë Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministri i Kosovës. Ramush Haradinaj dha dorëheqjen e pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë....