Bota

U arrestua pasi u përfshi në një sherr, Trump ndërhyn tek kryeministri i Suedisë për lirimin e reperit

20 Korrik 2019, 14:15 Nga DOSJA
U arrestua pasi u përfshi në një sherr, Trump ndërhyn tek

SHBA– Presidenti i Amerikës Donald Trump është angazhuar për të liruar nga burgu reperin A $ AP Rocky, i cili është duke u mbajtur në paraburgim në Suedi.

Me anë të një statusi në Twitter, Trump shkruan se ishte kontaktuar nga reperi tjetër Kanye Ëest për të zgjidhur problemin.

Unë do të thërras Kryeministrin shumë të talentuar të Suedisë për të parë se çfarë mund të bëjmë për të ndihmuar A $ AP Rocky,” tha Trump.

Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, ndodhet në paraburgim që prej fillimit të korrikut.

Policia suedeze po heton përfshirjen e tij si një personave që kanë marrë pjesë në një sherr në Stokholm pak para koncertit të tij.

Avokati i tij mbrojtës është shprehur se klienti i tij ka qënë prezent në sherr por se gjithçka e ka bërë për vetëmbrojtje.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota asap rocky donald trump kanye west asap rocky donald trump kanye west

Sondazh

Poll