Politike

‘Djali i xhaxhait investitor strategjik’/ Gjiknuri: S’e kam kushëri, le ta provojë gjykata

11 Maj 2022, 14:36 Nga DOSJA
‘Djali i xhaxhait investitor strategjik’/ Gjiknuri: S’e kam

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka premtuar përballjen në gjyq me deputetin e Partisë Demokratike, Agron Shehaj. Me anë të një postimi në Facebook, Gjiknuri shkruan se jo çdo person që mban mbiemrin e tij është i afërmi i tij, ndërsa kërkon që Shehaj të provojë lidhjen e tyre në Gjykatë.

“E siguroj deputetin Agron Shehaj se unë nuk jam si ata të partisë së tij që mohuan baxhanakun e ndjerë në Gërdec. Nuk kam ama se si të pranoj që çdokush që mban mbiemrin Gjiknuri dhe që merret me biznes duhet të jetë automatikisht djali i xhaxhait tim. Çdokush mban përgjegjësi e përgjigjet për ato që bën. Le ta provojë gjykata e do ta mbaj unë përgjegjësinë, por nëse unë nuk e kam djalë xhaxhai personin e përgojuar nga Agron Shehaj, atëhere Agroni duhet të më dëmshpërblejë për cënim të qëllimshëm të imazhit!,”-shkruan Gjiknuri në postimin e tij.

LAJMI KRYESOR: Investimi në Butrint/ Shehaj nxjerr DOKUMENTA, Gjiknuri: S’e kam kushëri, shihemi në gjyq

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike damian gjiknuri kusheriri i giknurit investitor strategjik damian gjiknuri kusheriri i giknurit investitor strategjik

Sondazh

Poll