Sport

‘Më fal, por nuk jam i Juventusit’! De Laurentiis shtang tifozin, i kërkoi një foto (video)

11 Maj 2022, 17:50 Nga DOSJA
‘Më fal, por nuk jam i Juventusit’! De Laurentiis shtang

ITALI- Episod kurioz ndodhi jashtë selisë së CONI në Romë, ku u zhvillua Asambleja e Ligës së Serie A, pak orë para finales së Kupës së Italisë, protagonist ishte presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Me të mbërritur në vendin e samitit mes presidentëve të klubeve, presidenti i klubit napolitan nuk ka dashur të bëjë deklarata për gazetarët e pranishëm. Një tifoz me fanellën e Juventusit e pyeti nëse kishte mundësi të bënte një foto, por De Laurentiis e mohoi mundësinë duke u përgjigjur:“Unë nuk jam i Juventusit!”. Një reagim që la të habitur djalin, teksa presidenti i klubit të Napolit hyri direkt në selinë e Coni-t.

 

“Io non sono della Juve”, ha risposto Aurelio #DeLaurentiis all’ingresso all’assemblea di Lega al CONI al piccolo tifoso della Juventus che gli ha chiesto un selfie. pic.twitter.com/s9JcKGMquh

— Manuel Guardasole ✍? (@MGuardasole) May 11, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

sport sport de laurentiis napoli de laurentiis napoli

Sondazh

Poll