Inxhinieri i Hitlerit, babai i misionit hapsinor të NASA-s që u tërhoq nga SHBA
20 Korrik 2019, 13:10Nga DOSJA
SHBA- Teksa, perëndimi dhe Bashkimi Sovjetik po përplaseshin për të marrë mendjet më të ndritura të rangut të tretë, pas luftës, ShBA mundi të tërhiqte Verner Von Braun, inxhinierin e raketave që kish projektuar raketat V-2 të nazistëve, dhe rreth një qind nga shkencëtarët dhe inxhinierët më të mirë të tij.
Ata u vendosën në një fshat të vogël, në Huntsville, ku ushtria shndërroi një arsenal armësh në një qendër për prodhimin e raketave e ku kontribuan për programin Apollo, që çoi njeriun në Hënë. Fëmijët e tyre, vazhdojnë të jetojnë atje dhe të çojnë para trashëgiminë e tyre ndërkohë që ShBA feston përvjetorin e 50 të apollo 11.
“Nëse babai im do të kish qenë këtu sot, do të ishte i shokuar dhe i zhgënjyer që jo vetëm që nuk jemi kthyer në Hënë prej një kohë të gjatë, por edhe pse nuk kemi arritur ende në Mars, sepse kjo ishte në krye të axhendës së tij”– tha Margrit von Braun, vajza e Wernher von Braun.
Numri i personave që punuan për programin Apollo, ishte 400 mijë. Në 1961, presidenti John Kennedi, i kërkoi zëvendësit Lindon Johnson, të mundnin sovjetikët në hapsirë. Xhonson kontakton me babain e programit hapsinor të NASA-s, Verner von Braunin.
Ai ishte shpikësi i raketave naziste V2 që mbollën shkatërrim në Londër në luftën e dytë Botërore, por ishte dorëzuar tek amerikanët bashkë me 100 inxhinierët e tij më të mirë. E ai pranoi sfidën. Historianët në fakt ishin të ndarë për trashëgiminë e tij. Një pjesë e madhe e quanin kriminel lufte, ndërsa të tjerët e shihnin si një njeri që nuk kish patur zgjedhje tjetër veçse të punonte me rendin totalitar të kohës.
IZRAEL- Një nga xhamitë më të hershme në botë, e ndërtuar rreth 1,200 vjet më parë, është zbuluar nga arkeologët në shkretëtirën Negev të Izraelit.Këto mbetje, ...
KOSOVË- Dorëheqja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë bujë jo vetëm në mediat shqiptare por edhe tek ato botërore. Për dorëheqjen e Haradi...
KOSOVË– Një ditë pas dorëheqjes së tij, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zgjedhur që fundjavën ta kalojë më familjen. Nipi i tij, Luan Hara...
Kosovë-Me sy të përlotur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dha dje dorëheqjen. Gjatë fjalës së tij para mediave, Haradinaj njoftoi se sërish do të marrë ...
INDIA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë. Më 11 korrik ka lindur një fëmijë me tre koka, në një qendër shëndetësore në lagjen Etah të Uttar Pradesh.Lindja...
Kosovë- Albin Kurti lideri i Vetëvendosjes në një konferencë për mediet ka deklaruar se Haradinajn e kishte paralajmëruar se “sa më afër gjarprit aq më i rrez...
Kosovë-Një ditë më parë Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministri i Kosovës. Ramush Haradinaj dha dorëheqjen e pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë....
SHBA- Kandidati për President Sen. Bernie Sanders u zotua para qytetarëve amerikanë se ai do të krijonte një pagë minimale prej 15 dollarë në orë nëse fiton zgj...