Bota

Zbulohen rrënojat e një prej xhamive më të lashta në botë në shkretëtirën e Izraelit (FOTO)

20 Korrik 2019, 13:00 Nga DOSJA
Zbulohen rrënojat e një prej xhamive më të lashta në

IZRAEL- Një nga xhamitë më të hershme në botë, e ndërtuar rreth 1,200 vjet më parë, është zbuluar nga arkeologët në shkretëtirën Negev të Izraelit.

Këto mbetje, që datojnë nga shekujt VII-VIII, u gjetën në qytetin beduin të Rahatit. Autoriteti i Antikitete të Izraelit thotë se xhamia u zbulua gjatë ndërtimeve në zonë.

Arkeologët thanë se xhamitë e mëdha të kësaj periudhe janë gjetur vetëm në Mekë dhe Jerusalem, por ishte e rrallë të gjendej një ndërtesë e tillë në këtë zonë.

Ata gjetën xhaminë e hapur me një kamare për lutje që drejtohej në jug drejt xhamisë së Mekës.

 “Kjo është një nga xhamitë më të lashta që nga fillimi i besimit mysliman në Izrael, pas pushtimit arab më vitin 636 pas lindjes së Krishtit,”– tha arkeologu Gideon Avni.

Ky zbulim i rrallë në botë dhe mendohet se është përdorur nga fermerët lokalë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota izrael rrenojat e xhamise se lashte shkretetira negev izrael rrenojat e xhamise se lashte shkretetira negev

Sondazh

Poll